5 Maj,dita kur shqipëtarët nderojnë dëshmorët e kombit. Bashkia Mat në bashkëpunim me Muzeun Historik Mat, zhvilluan veprimtarinë përkujtimore kushtuar Ditës së Dëshmorëve dhe gjithë të rënëve matjan që luftuan e sakrifikuan jetën gjatë luftërave shekullore për liri e pavarësi dhe atyre që i shërbyen vendit me sakrifica deri në vetëflijim. Të pranishëm ishin drejtues të Bashkisë Mat, Drejtues Institucionesh dhe personalitete të jetës shoqërore në Mat.Sëbashku me qytetarë, familjarë dhe pasardhës dëshmorësh, ku në shenjë respekti u zhvilluan sot homazhe, në nderim të dëshmorëve të Atdheut.