Bashkia Mat në kuadër të ditës Botërore pa makina, sot organizoi një aktivitet ndërgjegjësues dhe sensibilizues. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të bashkisë Mat, qytetarë dhe nxënës të shkollave të qytetit të Burrelit. Aktiviteti filloi në orën 10:00 dhe mbaroi në orën 12:00. Itinerari i aktivitetit filloi nga sheshi “Ahmet Zogu” para bashkisë , duke vijuar në qendër, më pas nga kryqëzimin i spitalit, duke u pasuar me rrugën e gjimnazit, tek kryqëzimi i koliqit, dhe duke u kthyer serish para bashkisë. Nën kujdesin e policisë bashkiake dhe komisariatit të policisë Mat, mbarevajtja e aktivitetit u mbyll me sukses.