12 qershori shënon Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) e shpalli këtë ditë për herë të parë në 2002 si një mënyrë për të nxjerrë në pah gjendjen e këtyre fëmijëve. 12 qershori ka për qëllim të shërbejë si një katalizator për rritjen e lëvizjes në mbarë botën kundër punës së fëmijëve.Në kuadër të “Ditës Botërore Kundër Punës së Fëmijëve” Drejtoria e Shërbimeve Sociale Bashkia Mat realizoi dy aktivitete nën moton “ JO PUNËS SË FËMIJËVE, AJO MOHON FËMIJËRINË”. Qëllimi i aktiviteteve ishte sensibilizimi për mbrojtjen e fëmijëve nga puna e paligjshme dhe shfrytëzimi dhe aksesi për të gjithë fëmijët në shkollimit cilësor. Aktivitetet u realizuan në Shkollën “Ilia Qiqi” Burrel dhe në Qendrën Komunitare Burrel.