Në kuadër të “Ditës Botërore Kundër Punës së Fëmijëve”, Bashkia Mat nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, në bashkëpunim me nxënësit e Shkollës “31 Korriku” Burrel, organizoi një aktivitet sensibilizues dhe ndërgjegjësues kundër punës së fëmijëve.
Ky aktivitet pati si qëllim të rrisë vetëdijësimin dhe të nxisë vendimarrje në të mirë të të drejtave të fëmijëve.
Në këtë aktivitet u diskutua se cili është qëllimi i “Ditës Botërore Kundër Punës së Fëmijëve”, cilat janë shkaqet e punës së fëmijëve, si mund t’i japim fund këtij fenomeni global, etj, duke përdorur metoda interaktive dhe gjithëpërfshirëse.