VËZHGIM I PËRGJITHSHËM

Mati shqip (1)Në mesjetë feudalët dhe bujarët, sipas shkallës ekonomike dhe nevojave, banesat e tyre i pajisnin me kulla e sharapote të ndërtuara me mure të forta. Edhe në Mat ndeshen gjurmë kullash apo kështjellash vetëm për feudalët. Pas pushtimit turk me ndryshimin e faktorëve historik, ekonomik dhe lindjen e mardhënieve të reja, u krijuan kushtet që edhe fshatarësia e lirë të ndërtonin banesa me karakter fortifikues dy deri në katër kate me sharapote, sheshena e frëngji që luanin rolin e kullës së fortifikuarkështjellë.

Pas shembjes së principatës së Kastriotëve në Mat dhe rrënimit të kalave të tyre u prishën qen-drat e fortifikuara që siguronin jetën dhe lirinë e banorëve.
Mbi shpatullat dhe kokën e malësorëve vërshonin ekspeditat turke, luftrat feudale, grabitjet, vëllavrasjet dhe një seri faktorësh të tjerë. Për të ruajtur të paprekur lirinë dhe pronën, banorët, nën shembullin e kullave ekzistuese feudale, krijuan prototipin e banesës kullë, që nga shekulli në shekull në përshtatje me faktorët historik, ekonomik dhe në funksion të armëve të zjarrit, pësoi evolucion.

Kulla trashëgoi tiparet e kalave ilire dhe arbërore, që ndërtoheshin në vende të larta strategjike. Diktuar dhe nga rreziku i kohës ajo u shpërnda në hapësirë duke u ndërtuar mbi kodra, ku vështronte terrenin, që në rast rreziku, jo vetëm mbronte familjen, pronën, por edhe fisin, katundin e krahinën dhe kur i kanosej rreziku i pashmangshëm tu kërkonte atyre ndihmë, e cila ishte reciproke dhe e imponuar në bazë të së drejtës dokësore e përfshirë në kanun.

Kështu, kullat mbetën vatra të lira të paprekura dhe nëpërmjet sharapoteve dhe frëngjive me jehonën e armëve u imponuan pushtuesve dhe feudalëve vullnetin e malsorëve për liri. Në Mat, shtëpitë e Oxhaqeve të dikurshëm, feudalëve dhe bejlerëve janë ndërtuar në bazë të këtij parimi; banesa të rrethuara me mure të forta, në skajin e të cilave ngrihen kulla me sharapote e frëngji, që quhen “kulla kala”

Ndalohet kjopjimi i materialeve nga kjo webfaqje pa nje autorizim zyrtar. Bashkia Mat