NENI 32

AUDITIMI I BRENDSHËM

Misioni

Misioni i auditimit të brendshëm është të japë siguri të arsyeshme për Kryetarin e Bashkise, në mënyrë të pavarur dhe objektive, si dhe këshilla për përmirësimin e veprimtarisë dhe efektivitetin e sistemit të kontrollit të brendshëm.

 

NENI 33

FUNKSIONI I AUDITIMIT TË BRENDSHËM

Auditimi i brendshëm është një veprimtari e pavarur që jep siguri objektive dhe ofron këshillim për menaxhimin e projektuar për të shtuar vlerën e për të përmirësuar veprimtarinë e njësisë publike. Auditimi i brendshëm ndihmon njësinë publike për të arritur objektivat, nëpërmjet një veprimtarie të disiplinuar dhe sistematike, për të vlerësuar e përmirësuar frytshmërinë e menaxhimit të riskut, si dhe proceset e kontrollit e të qeverisjes.

 

NENI 34

DETYRAT E AUDITIMIT TË BRENDSHËM

Detyra e auditimit të brendshëm është t’i japë mbështetje Kryetarit te Bashkise në arritjen e objektivave të njësisë:

  1. duke përgatitur planet strategjike dhe vjetore për auditimin e brendshëm, bazuar në vlerësimin objektiv të

riskut, si dhe kryerjen e auditimeve në përputhje me planin e miratuar;

  1. duke vlerësuar përshtatshmërinë dhe efektivitetin e sistemeve e të kontrolleve, duke u fokusuar kryesisht

në:

  1. i) identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e riskut nga titullari i njësisë publike;
  2. ii) përputhshmërinë e veprimtarisë së njësisë publike me kuadrin rregullator;

iii) ruajtjen e aseteve;

  1. iv) besueshmërinë dhe gjithëpërfshirjen e informacionit financiar dhe operacional;
  2. v) kryerjen e veprimtarisë së njësisë publike me ekonomi, efektivitet dhe efiçencë;
  3. vi) përmbushjen e detyrave dhe arritjen e qëllimeve;
  4. duke dhënë rekomandime për përmirësimin e veprimtarisë dhe efektivitetin e sistemit të kontrollit të

brendshëm të njësisë publike;

ç) duke ndjekur zbatimin e rekomandimeve të dhëna.

 

 

NENI 35

PUNËSIMI I AUDITUESIT TË BRENDSHËM

Njësia e auditimit të brendshëm përbëhet nga auditues të brendshëm, që punësohen në përputhje medispozitat e legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil, si dhe në përputhje me dispozitat e Kodit të Punës në njësitë publike që nuk janë pjesë e shërbimit civil.

Përveç kushteve të përgjithshme, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për punonjësit që punësohen në njësinë e auditimit të brendshëm, kërkohet plotësimi i kushteve të posaçme si më poshtë:

  1. të kenë diplomë universitare të nivelit të dytë në shkencat ekonomike, juridike dhe disiplina të tjera, sipas nevojave të sektorit që auditohet;
  2. b) drejtuesi i njësisë së auditimit të brendshëm duhet të jetë i certifikuar si “Auditues i brendshëm” dhe të ketë përvojë pune 5 vjet si auditues i brendshëm ose i jashtëm;
  3. audituesi i brendshëm duhet të jetë i certifikuar si “Auditues i brendshëm” dhe të ketë përvojë pune 5 vjet në profesion ose si auditues i brendshëm apo i jashtëm;

ç)   punonjësi, që nuk zotëron certifikatën si “Auditues i brendshëm”, por ka përvojë

pune 3 vjet në

profesion, punësohet në njësinë e auditimit të brendshëm dhe gjatë 2 viteve të para punon nën mbikëqyrjen e eprorit të drejtpërdrejtë. Brenda kësaj periudhe ky punonjës duhet t’i nënshtrohet detyrimisht procedurës së certifikimit si “Auditues i brendshëm”. Në rast se brenda këtij afati punonjësi nuk certifikohet si “Auditues i brendshëm”, punonjësit i ndërpriten marrëdhëniet e punës në njësinë e auditimit të brendshëm, të cilat konsiderohen se janë ndërprerë për shkak të këtij ligji.

 

NENI 36

PËRGJEGJËSITË E DREJTUESIT TË NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM

Drejtuesi i njësisë së auditimit të brendshëm është përgjegjës për:

  1. organizimin e angazhimeve të auditimit të brendshëm, sipas standardeve dhe metodologjisë së miratuar në përputhje me nenin 8 të ligji 114/2015 ;
  2. hartimin e Kartës së Auditimit, akteve të tjera specifike për fusha të veçanta të auditimit të brendshëm, në zbatim të këtij ligji dhe akteve të tjera në zbatim të tij, si dhe dërgimin e tyre për informacion në strukturën përgjegjëse për harmonizimin e auditimit të brendshëm;
  3. hartimin dhe zbatimin e planit strategjik e vjetor për veprimtarinë e auditimit të brendshëm dhe dërgimin për informacion në strukturën përgjegjëse për harmonizimin e auditimit të brendshëm, pas miratimit nga Kryetari I Bashkise;

ç) përgatitjen e raportit vjetor, i cili i dërgohet strukturës përgjegjëse për

harmonizimin e auditimit të  brendshëm dhe përmban të dhënat e mëposhtme, por

nuk kufizohet vetëm në to:

  1. angazhimet e auditimit, të kryer gjatë periudhës së raportuar;
  2. shmangiet nga plani, arsyet dhe argumentet përkatëse;
  3. vlerësimin e sistemeve të kontrollit brenda njësisë publike dhe për rekomandimet për përmirësim;
  4. veprimet e ndërmarra nga titullari i njësisë publike për zbatimin e rekomandimeve, si dhe çdo rekomandim të pazbatuar;
  5. raportimin menjëherë në formë të shkruar tek Kryetari i Bashkise dhe te Ministri i Financave, i cili ka në varësi strukturën e inspektimit financiar publik, kur zbulon parregullsi apo veprime, që në vlerësimin e njësisë së auditimit përbëjnë vepër penale.

NENI 37

TË DREJTAT E AUDITUESVE TË BRENDSHËM

Audituesit e brendshëm, në kryerjen e misionit të tyre, kanë të drejtat e mëposhtme:

  1. a) të ushtrojnë në mënyrë të pavarur funksionin e auditimit, pa lënë hapësirë për ndërhyrje nga kolegët, mbikëqyrësit, drejtuesit e njësisë së auditimit apo pala e audituar, me përjashtim të marrëdhënieve të ndërsjella të këshillimit;
  2. b) të kërkojnë dhe të sigurojnë të gjitha të dhënat me karakter teknik, ekonomik e financiar dhe menaxherial të njësisë që auditohet, duke marrë përsipër ruajtjen e fshehtësisë së tyre, sipas legjislacionit në fuqi;
  3. c) të marrin nga punonjësit e njësisë së audituar, për rastet që gjykohet e nevojshme, shpjegime, deklarata dhe fotokopje të dokumenteve, në të cilat titullari i njësisë publike të audituar ka vënë shënimin “e njëjtë me origjinalin”, si dhe materiale të transportueshme, në formë elektronike, që janë subjekt i auditimit të brendshëm;

ç) të kenë kushtet e nevojshme, zyrë dhe pajisje logjistike të përshtatshme për ushtrimin e veprimtarisë së auditimit, kur auditimi kryhet jashtë ambienteve të njësisë publike;

  1. d) të ndjekin, në mënyrë periodike, trajnimin e vijueshëm profesional, sipas kërkesave të nenit 20 të ligji;
  2. dh) t’i paraqesin kërkesën drejtuesit të njësisë së auditimit për heqjen dorë nga një veprimtari auditimi, kur vlerësojnë se për shkaqe të argumentuara cenohen besueshmëria dhe cilësia e auditimit ose në rastet kur veprimtaria audituese është në kushtet e konfliktit të interesit.

 

NENI 38

PËRGJEGJËSITË E AUDITUESVE TË BRENDSHËM

 

PËRGJEGJËSITË E AUDITUESVE TË BRENDSHËM JANË:

  1. a) të njohin, të respektojnë dhe të ushtrojnë veprimtarinë audituese në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, si dhe me standardet ndërkombëtare, të pranuara, të auditimit të brendshëm;
  2. b) të ushtrojnë funksionet e tyre në mënyrë objektive dhe me profesionalizëm;
  3. c) të veprojnë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Kodin e Etikës, Kartën e Auditimit dhe rregullat për konfidencialitetin për audituesin e brendshëm;

ç) të kryejnë auditime në mënyrë të pavarur, duke u udhëhequr nga interesi publik, për të forcuar besimin në ndershmërinë, paanësinë dhe efektivitetin e shërbimit;

  1. d) të ruajnë konfidencialitetin e të dhënave, fakteve apo rasteve të gjetura gjatë kryerjes së auditimit apo të lidhur me të, si dhe të ruajnë dokumentet për çdo angazhim auditimi të kryer, bazuar në detyrimet, që rrjedhin nga ligjet në fuqi për të drejtat e përdorimit dhe të arkivimit të informacionit zyrtar;
  2. dh) të përditësojnë rregullisht njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale, në mënyrë që t’i përdorin ato me efikasitet dhe për të garantuar cilësinë e shërbimit;
  3. e) të japin rekomandime për njësinë e audituar për përmirësimin e veprimtarisë, efektivitetin e sistemit të kontrollit të brendshëm, si dhe për masat që duhen ndërmarrë në rastet e konstatimit të dëmeve ekonomike e financiare për zhdëmtimin e tyre dhe për të ulur mundësinë e përsëritjes;

ë) të raportojnë menjëherë te drejtuesi i njësisë së auditimit kur zbulohen parregullsi apo veprime, që në vlerësimin e audituesve të brendshëm përbëjnë vepër penale.