• DETYRA DHE KOMPETENCAT E KOORDINATORIT

    Zyra e marrëdhenieve me publikun, median dhe menaxhimit te faqes elektronike

    1 – Mban marredhenie me te gjitha drejtorite ne Bashki, nga te cilat merr informacion per te dhenat statistikore qe ato perpunojne, me qellim perditesimin e te dhenave per t’ia vene ne disponim publikut te gjere.

    2 – Merr masa për pasqyrimin me transparencë e objektivitet të aktiviteteve të institucionit në mediat e shkruara dhe elektronike, duke bërë të mundur njoftimin dhe prezencën e tyre në aktivitetet e tij.

    3 – Informon përfaqësuesit e mediave për veprimtarinë e bashkisë, nëpërmjet konferencave për shtyp, si dhe kontakteve individuale me përfaqësuesit e mediave.(Gazetarët.)

    4 – Sqaron opinionin publik në lidhje me cdo aktivitet apo problem gjatë veprimtarisë së përditshme të bashkisë.

    5 – Konsultohet me Drejtorët e Drejtorive, Administratoret e Njesive Administrative dhe në veçanti me Pergjegjesin e Kabinetit dhe Kryetarin e Bashkisë, për një pasqyrim sa më të saktë e transparent të informacionit në lidhje me aktivitetet dhe veprimtarinë e institucionit në median e shkruar dhe elektronike.

    6 – Siguron komunikimin midis qytetareve dhe institucionit.

    7 – Shpërndan broshura me karakter informativ me qëllim që qytetarëve t’u jepet informacioni i duhur.

    8 – Ofron te gjitha sherbimet dhe informacionin e nevojshem.

    9 – Evidenton dhe trajton me kujdes letrat e qytetareve dhe ne bashkepunim me specialistet e fushave te ndryshme te drejtorive prane Bashkise dhe Institucioneve vartese, ndjek ecurine dhe pergatit pergjigjet sipas ceshtjeve perkatese.

    10 – Administron ankesat e qytetareve ne lidhje me pagesat e ndihmes ekonomike, pagesave te aftesise se kufizuar, pageses se papunesise etj, dhe jep spjegime ne perputhje me procedurat ligjore te perfitimit te tyre.

    11 – Siguron mekanizmat e duhur per te thithur verejtjet dhe sugjerimet e publikut, pergatit raporte dhe ia paraqet eproreve.

    Mban kontakte me institucionet e varesise, merr informacion mbi aktivitetin e tyre dhe pergatit materiale qe kane interes per publikun

  • SI TË DËRGONI NJË KËRKESË PËR INFORMIM

    Standardet dhe procedurat që duhen ndjekur për të bërë kërkesë për informim dhe ankesës.

    Kemi disa menyra per te paraqitur kërkesën për informim.

    1. Nëpërmjet faqes Zyrtare duke klikuar ne linkun perkates : http://bashkiamat.gov.al/kerkesa/
    2. Kërkesë për informacion
    3.  Modeli i të Drejtës së Ankesës për mos dhënje Informacioni
    4. Duke paraqitur kërkesë për informacion nëpërmjet emailit: edison.doci@yahoo.com
  • REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

  • INFORMACIONI I DHËNË MË PARË

    • Autoriteti publik bën të mundur që informacioni, i cili i është dhënë të paktën një herë një kërkuesi, të bëhet i disponueshëm në mënyrën më praktike të mundshme për të gjithë personat e tjerë që mund ta kërkojnë në të ardhmen.
    • Kërkesat për informim për informacione të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve plotësohen jo më vonë se 3 ditë pune nga momenti i paraqitjes së kërkesës.
  • TRAJTIMI I KËRKESAVE PËR INFORMACION

    Procedura e regjistrimit të kërkesave në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve

    Bazohet ne Neni 11 të ligjit 119/2014

    Afatet e trajtimit të kërkesës nga ana e administratës së Bashkisë, Bazohet po në Neni 12 dhe 14 të ligjit 119/2014.

  • KUFIZIMI I SË DREJTËS SË INFORMIMIT

    Përfshin bërjen publike të:Rasteve të kufizimit të së drejtës për informim

    1 – Model kerkese dhe ankese

    1. a) të drejtën për një jetë private;
    2. b) sekretin tregtar;
    3. c) të drejtën e autorit;
  • INFORMACIONET DHE DOKUMENTET QË KËRKOHEN MË SHPESH

    Përfshin bërjen publike të:

    1. Gjithë informacioneve dhe dokumenteve të kërkuara më shpesh nga publiku me kërkesë për informim.
    2. Informacionet janë të ndryshme nga ana e Qytetarëve, ku gji’thë secili në kërkesën e tij kërkon informacinoin që i nevoitet atij si Qytetarë.
edi
Edison Doçi
E-mail: edison.doci@yahoo.com
Orari i punës: E Hene – E Premte Ora 08:00 – 16:00