NENI 36

PËRGJEGJËSITË E DREJTUESIT TË NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM

Drejtuesi i njësisë së auditimit të brendshëm është përgjegjës për:

  1. organizimin e angazhimeve të auditimit të brendshëm, sipas standardeve dhe metodologjisë së miratuar në përputhje me nenin 8 të ligji 114/2015 ;
  2. hartimin e Kartës së Auditimit, akteve të tjera specifike për fusha të veçanta të auditimit të brendshëm, në zbatim të këtij ligji dhe akteve të tjera në zbatim të tij, si dhe dërgimin e tyre për informacion në strukturën përgjegjëse për harmonizimin e auditimit të brendshëm;
  3. hartimin dhe zbatimin e planit strategjik e vjetor për veprimtarinë e auditimit të brendshëm dhe dërgimin për informacion në strukturën përgjegjëse për harmonizimin e auditimit të brendshëm, pas miratimit nga Kryetari I Bashkise;

ç) përgatitjen e raportit vjetor, i cili i dërgohet strukturës përgjegjëse për

     harmonizimin e auditimit të  brendshëm dhe përmban të dhënat e mëposhtme, por

     nuk kufizohet vetëm në to:

  1. angazhimet e auditimit, të kryer gjatë periudhës së raportuar;
  2. shmangiet nga plani, arsyet dhe argumentet përkatëse;
  3. vlerësimin e sistemeve të kontrollit brenda njësisë publike dhe për rekomandimet për përmirësim;
  4. veprimet e ndërmarra nga titullari i njësisë publike për zbatimin e rekomandimeve, si dhe çdo rekomandim të pazbatuar;
  5. raportimin menjëherë në formë të shkruar tek Kryetari i Bashkise dhe te Ministri i Financave, i cili ka në varësi strukturën e inspektimit financiar publik, kur zbulon parregullsi apo veprime, që në vlerësimin e njësisë së auditimit përbëjnë vepër penale.