Ngrihen grupet e punës për pastrimin e rrugëve nga bora

Bashkia Mat ka ngritur grupet e punës për pastrimin e rrugëve në qytetin e Burrelit dhe në disa nga Njësitë Administrative që në orët e para të mëngjesit.Mjetet e bashkisë mundësuan që në rrugët e qytetit të lehtësonin qarkullimin e mjeteve brenda qytetit.Bashkia Mat po bën të mundur me mjetet qe disponon mbajtjen e qarkullueshme të akseve kryesore të rrugëve rurale duke hedhur çakull të imët dhe kripë.Gjithashtu është punuar për pastrimin e pemëve në qytet dhe në Parkun ” Nëna Mbretëreshë Geraldinë ” dhe pse ishte e vështirë për shkak të intensitetit të madh të reshjeve.Ftojmë qytetarët dhe bizneset të japin kontributin e tyre të ndihmojnë në kujdesin për pemët pranë banesave apo ambjentit ku ushtrojnë aktivitetin e tyre.Të gjithë sëbashku për një komunitet bashkëpunues e të shëndoshë.
Faleminderit për mirëkuptimin.

Fatos Dilaver Valteri, Qytetar Nderi i Bashkisë Mat

Këshilli i Bashkisë Mat, në mbledhjen e datës 20.12.2018. bazuar në germën “m” të nenit 54 të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, me propozim të intelektualëve, emigrantëve e qytetarëve Matian, Këshilli Bashkiak. VENDOSI 1. Zotit Fatos Dilaver Valteri t’i jepet titulli ” QYTETAR NDERI ” I BASHKISË MAT, me motivacionin: Për kontributin e çmuar në manifestimin e vlerave të tolerancës, atdhedashurisë dhe dinjitetit njerzor, të traditave më të mira të Shqiptaris, si dhe për kontributet e vazhdueshme humane për njerëzit në nevojë të vendlindjes së tij Matit.