Kordinon punën e sektorëve përberës të kësaj drejtorie. Ofrimin e këshillimit agronomik për fermerët në territorin e bashkisë si dhe mbledhjen e të dhënave mbi nevojat dhe problemet e bujqësisë në territorin e bashkisë

Struktura e drejtorisë
Drejtori
Zyra e Bujqësisë, pyjeve dhe kadastra
Agjensia e Pyjeve
Shërbimi veterinar dhe tregjeve
Sektori I trashëgimisë kulturore dhe turizmit
Specialisti I ujitjes dhe kullimit
Inspektori I mjedisit

Funksionet e Drejtorisë

Zyra e Bujqësisë, pyjeve dhe kadasrta
Kordinon punën e sektorëve përberës të kësaj drejtorie. Ofrimin e këshillimit agronomik për fermerët në territorin e bashkisë
Mbledhjen e të dhënave mbi nevojat dhe problemet e bujqësisë në territorin e bashkisë
Mbledhjen e të dhënave për përditësimin e sistemit vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor
Mbledhjen e të dhënave për kadastrën vendore të tokave bujqësore
Menaxhon dhe merr masa për mbrojtjen e tokës në territorin brenda ndarjes administrative territoriale të bashkisë nëpërmjet zyrës së menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës;
Bashkëpunon dhe shkëmben të dhëna me seksionin e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në qark;
Përgatit dhe ia paraqet për miratim strukturave përgjegjëse të bashkisë kërkesat dhe dokumentacionin e personave fizikë apo juridikë për qiradhënien, për dhënien e lejeve të shfrytëzimit ose për format e tjera të transferimit të të drejtave, të parashikuara me akte ligjore e nënligjore, të tokave bujqësore të pandara dhe të brigjeve të lumenjve, që me ligj i kalojnë në pronësi ose administrim qarkut, komunës dhe/ose bashkisë;
Ndjek zbatimin e procedurave për qiradhënien e tokave bujqësore të pandara (me origjinë nga ish-kooperativat bujqësore), në pronësi shtetërore apo që janë transferuar në përdorim/pronësi të bashkisë, bazuar në dispozitat e legjislacionit në fuqi;

Agjensia e Pyjeve
Administrimin e fondit pyjor e kullosor publik, në përputhje me politikat dhe strategjitë e miratuara, legjislacionin në fuqi;
Mbrojtjen e fondit pyjor e kullosor publik nga faktorët e ndryshëm biotikë e abiotikë dhe marrja e masave për përmirësimin e gjendjes;
Njoftimin e inspektoratit të policisë pyjore për shkeljet dhe dëmtimet e konstatuara në fondin pyjor dhe kullosor;
Informimin e publikut, grupeve të interesit dhe shoqatave të ndryshme mjedisore për problemet që lidhen me administrimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e fondit pyjor e kullosor kombëtar;
Shërbimin këshillimor, për trajtimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave;
Mbajtjen e një regjistri për të dhënat kadastrale, për fondin pyjor dhe kullosor publik e privat brenda territorit të tyre administrativ;
Mbarështimin e fondit pyjor dhe kullosor në territorin e bashkisë;

Shërbimi veterinar dhe tregjeve
Bashkëpunimin me strukturat e shërbimit veterinar rajonal për zbatimin e masave profilaktike, në rastin e fermave të regjistruara, si dhe për kufizimin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive në kafshë;
Administrimin tregjet e kafshëve të gjalla;
Mbajtjen nën kontroll dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi për eliminimin e qenve dhe maceve të rrugës;
Kontrollin e njësive të shitjes së kafshëve të shoqërimit dhe zbukurimit;
Mbledhjen e kufomave të kafshëve dhe përcaktojnë vendet e groposjes ose të grumbullimit të tyre;
Marrjen e masave për rrethimin dhe ruajtjen e pikave të grumbullimit të ujërave të zeza dhe të ndalojnë hyrjen e kafshëve atje;
Kryerjen e shërbimit veterinar në mjediset e thertoreve dhe të njësive të therjes, për kontrollin shëndetësor të kafshës para dhe pas therjes, vulosjen e karkasave të mishit dhe lëshimin e certifikatës veterinare që shoqëron mishin dhe nënproduktet e tij;
Njoftimin e autoritetit kompetent për sigurinë ushqimore për rastet kur në thertore konstatohen shkelje dhe parregullsi në respektimin e dispozitave të akteve nënligjore, si dhe të rregullave të zbatueshme.

Sektori I trashëgimisë kulturore dhe turizmit
Krijon inventarin e burimeve kryesore turistike të njësisë së qeverisjes vendore dhe inventarin e sipërmarrjeve turistike në nivel vendor;
Bashkëpunon për marrjen e masave për të siguruar shërbime të kujdesit shëndetësor parësor për vizitorët/turistët, brenda juridiksionit të njësisë së pushtetit vendor, duke zbatuar standardet e përcaktuara nga ministria përgjegjëse për turizmin dhe ajo e shëndetësisë;
Kryen identifikimin, vlerësimin dhe klasifikimin e burimeve turistike të disponueshme në zonat përkatëse;
Analizon mjedisin ekzistues turistik dhe potencialin e tij, përfshirë mjedisin natyror, biodiversitetin, peizazhin dhe rrjetine zonave të mbrojtura, si dhe mjedisin kulturor, ekonomik e social;
Përcakton prioritetet në zhvillimin e zonave përkatëse;
Bën përcaktimin dhe përshkrimin e zonave të planifikuara për turizëm, të rrjetit tëzonave të mbrojtura dhe të nevojave të tyre për zhvillim turistik, brenda zonave me përparësi zhvillimin e turizmit;
Analizon infrastrukturën e nevojshme për sistemin e ujësjellësit, sistemin e kanalizimeve, furnizimit me energji, internet, mjediset publike dhe shërbimet turistike, që kërkohen për përmirësimin e potencialit turistik të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit;
Bën analizën dhe përcaktimin e burimeve të nevojshme njerëzore për zbatimin e planeve dhe programeve të zhvillimit;

Specialisti I ujitjes dhe kullimit
Mirëmban dhe rregullon sistemet kryesore të kullimit dhe veprat e mbrojtjes nga përmbytja;
Shfrytëzon dhe mirëmban stacionet e pompave të kullimit, hidrovoret dhe kontrollon cilësinë e ujit që kullohet;
Merr masa për menaxhimin e përrenjve, kur është e nevojshme, për të parandaluar ose zvogëluar ndikimet e erozionit, kjo në bashkëpunim me njësit administrative.
Jep informacion për mirëmbajtien e stacioneve të pompimit, rezervuarëve dhe kanalet Ujitëse, kjo në bashkëpunim me njësit administrative

Inspektori I mjedisit
Nxit zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror, duke përdorur burimet natyrore në atë mënyrë që të plotësohen nevojat aktuale dhe të ruhet mjedisi, pa cenuar mundësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre;
Nxit veprimtaritë për mbrojtjen e mjedisit, që parandalojnë apo reduktojnë ndotjen e tij, si dhe projekte, që ulin përdorimin e substancave të caktuara, të lëndëve të para e të energjisë, apo që e ndotin më pak mjedisin;
Brenda kompetencave të tij, nxit informimin, ndërgjegjësimin dhe edukimin e publikut për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm;
Përgatit plane veprimi, vendore, për mjedisin në mënyrë periodike, në përputhje me strategjitë dhe planet e kombëtare të miratuara nga Ministria e Mjedisit si dhe i rishikohen dhe përditësohen në mënyrë të rregullt, sipas nevojave.
Përgatit planet e cilësisë së ajrit në bashkëpunim me ministritë e linjës, AKM-në, ARM-të dhe ISHMPU-në..

Sherbimet qe ofron drejtoria
Drejtoria është përgjegjëse për ofrimin e të gjitha shërbimeve në lidhje me bujqësinë, ujitjen, kullimin, veterinarinë dhe profilaksinë e kafshëve, pyjet dhe kullotat. Ajo ka për detyrë të kryejë funksione këshillimi dhe mbështetje për komunitetin duke ofruar vetëm ato shërbime që duhet të ofrohen në terren.

Zyra e Bujqesise, pyjeve dhe kadasrta
Ofrimin e këshillimit agronomik për fermerët në territorin e bashkisë
Informimin e publikut, grupeve të interesit dhe shoqatave të ndryshme mjedisore për problemet që lidhen me administrimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e fondit pyjor e kullosor kombëtar;
Shërbimin këshillimor, për trajtimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave;
Mbrojtjen e fondit pyjor e kullosor publik nga faktorët e ndryshëm biotikë e abiotikë dhe marrja e masave për përmirësimin e gjendjes;
Shqyrton kërkesat e subjekteve të interesuara për ndryshim të kategorive të resurseve të tokës dhe përgatit raportet teknike për këto kërkesa duke ia paraqitur për shqyrtim, sipas rastit, kryetarit apo këshillit të bashkisë. Përfundon procedurat ligjore të kalimit në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, përfituesve sipas ligjit nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, të ndryshuar, të cilët nuk kanë bërë kalimin në pronësi;

Agjensia e Pyjeve
Shërbimin këshillimor, për trajtimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave;
Mbrojtjen e fondit pyjor e kullosor publik nga faktorët e ndryshëm biotikë e abiotikë dhe marrja e masave për përmirësimin e gjendjes;
Informimin e publikut, grupeve të interesit dhe shoqatave të ndryshme mjedisore për problemet që lidhen me administrimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e fondit pyjor e kullosor kombëtar;
Shërbimin këshillimor, për trajtimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave;
Mbarështimin e fondit pyjor dhe kullosor në territorin e bashkisë;
Furnizimin me dru zjarri per nevojat e bashkise dhe te popullates, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi dhe vendimet e keshillit te bashkise.

Sherbimi veterinar dhe tregjeve
Ofron shërbim këshillimor për trajtimin dhe zhvillimin e blegtorise;
Administrimin tregjet e kafshëve të gjalla;
Mbajtjen nën kontroll dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi për eliminimin e qenve dhe maceve të rrugës;
Kontrollin e njësive të shitjes së kafshëve të shoqërimit dhe zbukurimit;
Mbledhjen e kufomave të kafshëve dhe përcaktojnë vendet e groposjes ose të grumbullimit të tyre;
Marrjen e masave për rrethimin dhe ruajtjen e pikave të grumbullimit të ujërave të zeza dhe të ndalojnë hyrjen e kafshëve atje;
Kryerjen e shërbimit veterinar në mjediset e thertoreve dhe të njësive të therjes, për kontrollin shëndetësor të kafshës para dhe pas therjes, vulosjen e karkasave të mishit dhe lëshimin e certifikatës veterinare që shoqëron mishin dhe nënproduktet e tij;

Sektori I trashëgimisë kulturore dhe turizmit
Kontribuon në zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit në nivel vendor, si turizmi kulturor, agro-turizmi etj., në bazë të burimeve turistike, duke luajtur rol aktiv në diversifikimin e produktit turistik, në bashkëpunim me të gjitha institucionet qendrore e vendore, si dhe grupet e interesit;
Siguron infrastrukturën mbështetëse për veprimtaritë e biznesit të turizmit në nivel vendor, duke mundësuar respektimin e standardeve nga sipërmarrjet turistike;
Bashkëpunon për marrjen e masave për të siguruar shërbime të kujdesit shëndetësor parësor për vizitorët/turistët, brenda juridiksionit të njësisë së pushtetit vendor, duke zbatuar standardet e përcaktuara nga ministria përgjegjëse për turizmin dhe ajo e shëndetësisë;
Merr masa për krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm brenda juridiksionit të territorit të tyre, në përputhje me normat dhe në zbatim të rregulloreve higjieno-sanitare.
Analizon infrastrukturën e nevojshme për sistemin e ujësjellësit, sistemin e kanalizimeve, furnizimit me energji, internet, mjediset publike dhe shërbimet turistike, që kërkohen për përmirësimin e potencialit turistik të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit;

Specialisti I ujitjes dhe kullimit
Pastron dhe mirëmban kanalet kulluese, mbledhëse, tubat dhe strukturat;
Shfrytëzon dhe mirëmban stacionet e pompave të kullimit, hidrovoret dhe kontrollon cilësinë e ujit që kullohet;
Mirëmban dhe rregullon sistemet kryesore të kullimit dhe veprat e mbrojtjes nga përmbytja;
Merr masa për menaxhimin e përrenjve, kur është e nevojshme, për të parandaluar ose zvogëluar ndikimet e erozionit.

Inspektori I mjedisit
Përgatit planet e cilësisë së ajrit në bashkëpunim me ministritë e linjës, AKM-në, ARM-të dhe ISHMPU-në. Në vijim, i dërgon projektin e planit në AKM dhe në ministritë përkatëse për komente, të cilat do të merren në konsideratë për përmirësimin e tij; në hartimin e planit vendor të veprimit për cilësinë e ajrit, Bashkia siguron pjesëmarrjen e publikut dhe, pas miratimit të tij, e bën atë publik.
Grumbullon dhe organizon informacionin mjedisor, që lidhet me funksionet e tij, për t’ia shpërndarë publikut sistematikisht me anë të të gjitha formave që disponon, përfshirë atë me shkrim, vizuale, gojore dhe me mjetet elektronike të komunikimit;
Informon publikun në mënyrën e duhur për të drejtat që ai gëzon në kuadër të legjislacionit mjedisor në fuqi dhe ofron informacion, udhëzime dhe këshilla për këtë qëllim;

Legjislacioni
– Ligji nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
– Ligji nr. 9817, dt .22.10.2007 ‘’Per Bujqesine dhe zhvillimin Rural.
– Ligji nr. 8752, dt, 26.03.2001, “ Për krijimin dhe Funksinimin e Strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e Tokës” I ndryshuar
– Ligji nr. 9948, dt.07.07.2008 “ Për Shqyrtimin e Vlefshmërise Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore”, I ndryshuar
– Ligji nr. 105/2016 “Për Mbrojtjen e Bimëve”, I ndryshuar
– Ligji nr. 10465, dt. 29.09.2011 “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqiperisë”, I ndryshuar
– Ligji nr. 9385, dt. 04.05.2005 “ Për Pyjet dhe Shërbimin Pyjor”, I ndryshuar
– Ligji nr. 9693, dt. 19.03.2007 “Për fondin kullosor”
– Ligji nr. 9587, dt.20.07.2006 “ Për mbrojtjen e Biodiversitetit”
– Ligji nr. 9860, dt. 21.01.2008 “Për ujitjen dhe kullimin”, I ndryshuar
– Ligji nr. 93/2015, “Për Turizmin”
– Ligji nr. 10431, dt. 09.06.2011 “Për mbrojtjen e “Mjedisit”
– Si dhe aktet e tjera nenligjore ne zbatim te tyre.

There are no comments yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>