Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse mire administron burimet njerëzore të bashkisë, realizon prokurimin e mallrave, punëve dhe shërbimeve në përputhje me legjislacionin në fuqi…

STRUKTURA E DREJTORISË SË BURIMEVE NJERZORE DHE JURIDIKE 

  • Drejtoria:
  • Sektori i Burimeve Njerzore
  • Sektori Juridik dhe prokurimeve
  • Sektori i Tatim Taksave
  • Sektori i Z1N
  • Sektori Arkivi
  • Sektori i Finacës

Funksionet e Drejtorisë

Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse mire administron burimet njerëzore të bashkisë, realizon prokurimin e mallrave, punëve dhe shërbimeve në përputhje me legjislacionin në fuqi, mbështet me të gjitha llojet e shërbimeve dhe plotëson nevojat e strukturave të tjera të bashkisë, me qëllim garantimin e kushteve optimale të punës. Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme është përgjegjëse për administrimin e arkivit vendor dhe arkivit në veprim të bashkisë si dhe për administrimin dhe ruajtjen e dokumenteve të trashëguara, si dhe dokumenteve të arkivave të institucioneve shtetërore vendore dhe të organeve të qeverisjes vendore, qe veprojnë brenda njësisë administrativo-territoriale përkatëse. 

Drejtori

  • Harton përshkrimin e punës për çdo sektor, zyrë e vend pune sipas përcaktimeve në këtë rregullore dhe të Ligjit Nr. 152/2013 “Për Nënpunësit Civil”.
  • Përgatit planet e punës vjetore dhe mujore dhe parashikon në planet mujore të punës, të gjitha detyrat që i dalin Drejtorisë sipas fushave përkatëse, ndjek sistematikisht plotësimin e tyre dhe çdo muaj bën analizën në nivel drejtorie, në zbatim të detyrave të përcaktuara nga programet vjetore të miratuara.
  • Bën shpërndarjen e punës dhe çështjeve që i adresohen drejtorisë dhe ndjek e kontrollon punën që bëhët nga përgjegjësit e sektorëve, zyrave e nëpunësit e veçantë.
  • Kontrollon dhe firmos të gjitha shkresat që përgatisin punonjësit e drejtorisë në emër të drejtorisë.
  • Kryen analiza periodike lidhur me ecurinë e punës së drejtorisë dhe raporton pranë Kryetarit të Bashkisë dhe tek zv/Kryetari (nëse ka varësi) për veprimtarinë e drejtorisë.
  • Harton një listë indikatorësh (lista e përgjithshme e indikatorëvë matës të suksesit në punë miratohet nga Kryetari i Bashkisë ndërsa indikatorët specifikë mund të përfshihen në listë nga Drejtori) që matin suksesin e punës së punonjësve dhe mbi bazë të Këshillimit me punonjësit lidhur me pikat e kësaj liste ai bën matjne e performance pune për punonjësit. 

Përgjegjësi i Sektorit sipas sektorëve përkatës!

  • Përgjegjësi i Sektorit i propozon Drejtorit të Drejtorisë llojin dhe sasinë e burimeve materiale, financiare dhe njerëzore që nevojiten për realizmin e objektivave dhe përmbushjen e detyrave të kësaj njësie organizative.
  • Përgjegjësi i Sektorit mbikëqyr që burimet materiale, financiare dhe njerëzore, në dispozicion të kësaj njësie organizative të përdoren në mënyrë efiçente dhe efikase duke respektuar të gjithë kuadrin normativ dhe rregullator në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
  • Përgjegjësi i Sektorit siguron që, në veprimtarinë e përditshme të njësisë organizative në varësinë e tij, ndiqen të gjitha procedurat ligjore, financiare dhe të kontabilitetit me qëllim mbrojtjen dhe mirë-menaxhimin e fondeve dhe të mirave të tjera publike.
  • Përgjegjësi i Sektorit kujdeset që në këtë strukturë zbatohet një sistem efikas i kontrollit të brendshëm.
  • Siguron drejtimin e njësisë organizative për përgatitjen dhe përditësimin të planeve dhe objektivave, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e misionit të kësaj strukture;
  • Është përgjegjës për drejtimin dhe kontrollin e realizimit të detyrave nga specialistët e Sektorit që drejton;
  • Bashkërendon bashkëpunimin midis njësive të tjera përbërëse të drejtorisë dhe me njësitë e tjera organizative;
  • Jep detaje, në përputhje me fushën përkatëse të kompetencës, për materialet që paraqiten në Këshillin Bashkiak, si dhe ndjek dhe kujdeset për zbatimin e vendimeve të marra.
  • Ofron mbështetje dhe këshilla për eprorët, në interpretimin dhe zbatimin e strategjive, politikave, planeve dhe buxhetit të njësisë organizative;
  • Realizon ndarjen e punës, jep instruksione dhe ndihmën e domosdoshme për vartësit direkt për përmbushjen e detyrave;
  • Siguron marrëdhënie të rregullta komunikimi me specialistët e Sektorit që drejton, duke garantuar vazhdimësinë e operacioneve të punës nëpërmjet transparencës në transmetimin e urdhrave dhe caktimin e përgjegjësive;
  • Koordinon veprimtarinë e specialistëve të Sektorit në funksion të zgjidhjes së problemeve të ndryshme;
  • Siguron zbatimin e programit të detyrave për specialistët e Sektorit duke klasifikuar prioritetet përkatëse;
  • Vlerëson, aftësitë dhe performancën e përgjithshme e nëpunësve të njësisë organizative, duke përgatitur vlerësimet me shkrim të rezultateve në punë;
  • Udhëzon stafin në përmbushjen e aktivitetit të përditshëm dhe siguron që kjo veprimtari të jetë në përputhje me legjislacionin, politikat institucionale dhe standardet përkatëse.
  • Përgatit në kohë dhe me cilësi materiale informuese për eprorët, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e detyrave të njësisë organizative;
  • Identifikon nevojat për përmirësim dhe bën rekomandime brenda funksioneve dhe kompetencave të Drejtorisë;
  • Përgatit raporte periodike dhe informon eprorët për ecurinë e punës në njësinë organizative.
  • Zbaton rekomandimet apo sugjerimet e eprorëve me qëllim përmirësimin e praktikave apo procedurave të zbatuara.

Specialisti i Sektorit në Bashki dhe Njësi Administrative 

Specialisti është përgjegjës për administrimin e çdo çështje që lidhet me fushën e veprimtarisë, për arritjen e objektivave dhe rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative nëpërmjet përdorimit efiçent dhe efikas të burimeve financiare dhe njerëzore në dispozicion, me qëllim përmbushjen e objektivave dhe misionit të Drejtorisë sektoriale ku ky sektor bën pjesë.

Përgjegjësi Sektori i Burimeve Njerzore.

  • Bën regjistrimin në regjistrin themeltar të punësimit dhe në librezën e punës për çdo punonjës të bashkisë;
  • Përgatit programet e trajnimit për çdo punonjës që kualifikohet dhe ndjek realizimin e trajnimeve si brenda dhe jashtë vendit sipas udhëzimeve dhe përcaktimeve që i jepen nga eprorët;
  • Kryen detyrat e ngarkuara nga eprorët në përputhje me aktet ligjore dhe nën ligjore ne fuqi;
  • Përpilon dokumentacionin e nevojshëm për përmbushjen e nevojave ekonomiko-materiale të bashkisë dhe është përgjegjës për zbatimin e tyre;
  • Dorëzon dokumentet në arkivat shtetërore, sipas afateve ligjore.
  • Harton listën e dokumentacionit me afat ruajtje të përkohshëm si dhe listën e dokumenteve që duhen asgjësuar;
  • Kryen përpunimin tekniko shkencor të të gjithë materialit të arkivit
  • Respekton të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore për dokumentimin, administrimin dhe ruajtjen e dokumenteve të bashkisë.
  • Kryen çdo detyrë tjetër që i caktohet nga eprorët.

Zyra  e marrëdhenieve me publikun,median dhe menaxhimit te faqes elektronike

  • Mban marredhenie me te gjitha drejtorite ne Bashki, nga te cilat merr informacion  per te dhenat statistikore qe ato perpunojne, me qellim perditesimin e te dhenave  per  t’ia vene ne disponim publikut te gjere.
  • Merr masa për pasqyrimin me transparencë e objektivitet të aktiviteteve të institucionit në mediat e shkruara dhe elektronike, duke bërë të mundur njoftimin dhe prezencën e tyre në aktivitetet e tij.
  • Informon përfaqësuesit e mediave për veprimtarinë e bashkisë, nëpërmjet konferencave për shtyp, si dhe kontakteve individuale me përfaqësuesit e mediave.(Gazetarët.)
  • Sqaron opinionin publik në lidhje me cdo aktivitet apo problem gjatë veprimtarisë së përditshme të bashkisë.
  • Konsultohet me Drejtorët e Drejtorive, Administratoret e Njesive Administrative dhe në veçanti me Pergjegjesin e Kabinetit dhe Kryetarin e Bashkisë, për një pasqyrim sa më të saktë e transparent të informacionit në lidhje me aktivitetet dhe veprimtarinë e institucionit në median e shkruar dhe elektronike.
  • Siguron komunikimin midis qytetareve dhe institucionit.
  • Shpërndan broshura me karakter informativ me qëllim që qytetarëve t’u jepet informacioni i duhur.
  • Ofron te gjitha sherbimet dhe informacionin e nevojshem.
  • Evidenton dhe trajton me kujdes letrat e qytetareve dhe ne bashkepunim me specialistet e fushave te ndryshme te drejtorive prane Bashkise dhe Institucioneve vartese, ndjek ecurine dhe pergatit pergjigjet sipas ceshtjeve perkatese.
  • Administron ankesat e qytetareve ne lidhje me pagesat e ndihmes ekonomike, pagesave te aftesise se kufizuar, pageses se papunesise etj, dhe jep spjegime ne perputhje me procedurat ligjore te perfitimit te tyre.
  • Siguron mekanizmat e duhur per te thithur verejtjet dhe sugjerimet e publikut, pergatit raporte dhe ia paraqet eproreve.
  • Mban kontakte me institucionet e varesise, merr informacion mbi aktivitetin e tyre dhe pergatit materiale qe kane interes per publikun.

ARKIVI

Përshkrimet e Funksionit dhe detyrat Arkivit

  • Administrimi i arkivit vendor dhe arkivit në veprim të bashkisë
  • Administrimi dhe ruajtja e dokumenteve të trashëguara, si dhe dokumenteve të arkivave të institucioneve shtetërore vendore dhe te organeve te qeverisjes vendore, qe veprojnë brenda njësisë administrativo-territoriale përkatëse.
  • Kontrolli dhe ndihma metodike në arkivat e pushtetit vendor dhe të institucioneve shtetërore vendore, që veprojnë ne njësinë administrativo-territoriale përkatëse.
  • Evidentimi i korrespondencës që dërgohet ose merret nga bashkia
  • Përpunimi arkivor, ruajtja dhe ofrimi i dokumenteve që administrojnë
  • Dorëzimi i dokumenteve në arkivat shtetërore, sipas afateve ligjore.
  • Hartimi i listës së dokumentacionit me afat ruajtje të përkohshëm si dhe i listës së dokumenteve që duhen asgjësuar;
  • Dhënia e informacionit arkivor të kërkuar nga strukturat e Bashkisë, institucionet shtetërore dhe subjektet privatë (njësime me origjinalin sipas kërkesave);
  • Përpunimi tekniko shkencor i gjithë materialit të arkivit

Sektori Juridik dhe prokurimeve

  • Është përgjegjës për drejtimin dhe kontrollin e realizimit të detyrave nga specialistët e Sektorit që drejton;
  • Realizon ndarjen e punës, jep instruksione dhe ndihmën e domosdoshme për vartësit direkt për përmbushjen e detyrave;
  • Bashkërendon bashkëpunimin midis njësive të tjera përbërëse të drejtorisë dhe me njësitë e tjera organizative;
  • Siguron marrëdhënie të rregullta komunikimi me specialistët e Sektorit që drejton, duke garantuar vazhdimësinë e operacioneve të punës nëpërmjet transparencës në transmetimin e urdhrave dhe caktimin e përgjegjësive;
  • Koordinon veprimtarinë e specialistëve të Sektorit në funksion të zgjidhjes së problemeve të ndryshme;
  • Siguron zbatimin e programit të detyrave për specialistët e Sektorit duke klasifikuar prioritetet përkatëse;
  • Këshillon dhe orienton specialistet e Sektorit që drejton me qëllim realizimin e suksesshëm të detyrave.
  • Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori në përputhje me misionin dhe objektivat e Drejtorisë Juridike
  • Të nxisë përdorimin sa më ekonomik dhe efektiv të fondeve publike, duke siguruar zbatimin e proçedurave të prokurimit në mbështetje të legjislacionit në fuqi, në mënyrë sa më transparente dhe jo diskriminuese.
  • Të rrisë efiçencën dhe efikasitetin në procedurat e prokurimit publik, të kryera nga autoritetet kontraktore;
  • Të sigurojë mirëpërdorim të fondeve publike dhe të ulë shpenzimet procedurale;
  • Të nxisë pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik;
  • Të nxisë konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë;
  • Të sigurojë një trajtim të barabartë dhe jodiskriminues për të gjithë operatorët të nxisë konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë;
  • Të sigurojë integritet, besim publik dhe transparencë në procedurat e prokurimit publik.
  • sigurimin e të dhënave të nevojshme nga strukturat përkatëse në institucion dhe përgatitjen e regjistrit të parashikimit dhe regjistrit të realizimit të procedurave të prokurimit publik;
  • -përgatitjen,ne bashkepunim me sektorin e buxhetit, dhe dërgojnë një përmbledhje të regjistrit të parashikimeve të prokurimeve publike në APP, jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë pas miratimit të buxhetit apo planit të blerjeve nga këshillat vendore ose nga organet drejtuese përkatëse.
  • përzgjedhjen e llojit të procedurës së prokurimit (dhe justifikimin kurështë rasti);
  • përllogaritjen e fondit limit, nëse kjo detyrë nuk i është ngarkuar një
  • strukture të posaçme;
  • hartimin e urdhrit të prokurimit;
  • përgatitjen e dokumenteve të tenderit dhe mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme që u bashkëlidhen atyre, përfshirë hartimin e kritereve të veçanta për kualifikim dhe specifikimet teknike, nëse kjo detyrë nuk i është ngarkuar një strukture të posaçme;
  • hartimin dhe dërgimin e njoftimeve për publikim, brenda afateve kohore;
  • administrimin e të gjitha procesverbaleve për dokumentet e tenderit dhe çdo dokument tjetër, që lidhet me procedurat e përcaktimit të fituesit, duke përfshirë edhe procesverbalet e mbledhjeve, kur është rasti;
  • llogaritjen e çmimeve të shitjes së dokumenteve të tenderit që u jepen operatorëve ekonomikë me kërkesë të tyre, kur është rasti.
  • Brenda datës 20 maj, 20 shtator, 20 janar,ne bashkëpunim me sektorin e buxhetit dërgon në APP një raport të prokurimeve të realizuara, të kryera prej tyre ose prej autoriteteve kontraktore të varësisë. Ky raport tregon edhe fondet shtesë, të krijuara apo transferuara nga autoriteti kontraktor.
  • në fillim të çdo viti, përgatit një regjistër të veprimtarive të prokurimit të kryera gjatë vitit paraardhës, në përputhje me formën dhe metodën e përcaktuar nga APP-ja jo më vonë se data 20 janar. 

SEKTORI TATIMEVE DHE TARIFAVE VENDORE 

Veprimtaria e Sektorit të Taksave dhe Tarifave Vendore mbështetet në, ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Per sistemin e taksave vendore”, Ligjin nr.9920, date 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore ne Republikën e Shqipërisë”,,Vendimin e Këshillit Bashkiak për “Sistemin e taksave dhe tarifave vendore dhe të gjitha aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi sikundërse dhe vendimet e Këshillit Bashkiak për këtë qëllim. 

  • Te përgatisë dhe miratoje procedura standarde pune operative. Ne kete drejtim, sigurohet se këto procedura promovojnë transparencën e duhur ne marrëdhëniet e administratës tatimore me tatimpaguesit, krijojnë sisteme te kontrollit te brendshëm qe minimizojnë rrezikun e korrupsionit, sigurojnë trajtim te paanshëm për te gjithë tatimpaguesit, reduktojnë subjektivitetin e punonjësve tatimore dhe krijojnë raste te dokumentuara, duke bere te mundur kontrollin e tyre dhe mbajtjen e përgjegjësisë për te gjitha veprimet e kryera.
  • Te ofroje asistence për te siguruar zbatimin korrekt te ligjeve tatimore, akteve nen-ligjore dhe manualeve.
  • Te përcaktojë, në përputhje me dispozitat e legjislacionit të shërbimit civil, masa uniforme për matjen e performances se punonjësve te administratës tatimore dhe te krijoje raporte standarde për te kontrolluar vlerësimin e performances.
  • Te përgatisë raporte te vlerësimit te punës për secilën punonjes te tatimeve. Një kopje e këtij raporti i jepet Sekretarit te Pergjithshem.
  • Te miratoje planin vjetor te punës dhe planin e te ardhurave tatimore për sektor te tatimeve.

përgatisë, te miratoje dhe te kontrolloje zbatimin e Kodit te Etikes për punonjësit e

administratës tatimore, ne përputhje me rregullat e etikes se administratës publike.

  • Përgjegjësi i Sektorit organizon dhe drejton veprimtarinë e të gjithë sektoreve ne varesi te tij për të siguruar mbledhjen e detyrimeve me karakter vendor.
  • Përgjegjësi i Sektorit propozon pranë strukturave përkatëse të Bashkisë, strukturën organizative të Sektorit si dhe shtesat apo shkurtimet e nevojshme.
  • Përgjegjësi i Sektorit organizon ndarjen e detyrave dhe bashkërendimin e punës me shefat e sektorëve për zgjidhjen e problemeve që trajtohen dhe i thërret ata në çdo kohë për t’i raportuar për punën e kryer.
  • Përgjegjësi i Sektorit është pergjegjës për zbatimin e akteve të Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak
  • Përgjegjësi i Sektorit miraton projekt-programin e të ardhurave vjetore të taksave dhe tarifave vendore për vitin pasardhës dhe e paraqet atë pranë strukturave përkatëse të Bashkisë.
  • Përgjegjësi i Sektorit zgjidh konfliktet midis sektorëve ne lidhje me mosmarreveshjet e dala per kompetencat përkatëse
  • Trajton ankesat e taksapaguesve (të dokumentuara me shkrim)te drejtuara Kryetarit te Bashkise dhe paraqet zgjidhjen e tyre.
  • Përgjegjësi i Sektorit është përgjegjës për realizimin e objektivave të vëna dhe përgjigjet përpara drejtuesve të Bashkisë, në rast të mosrealizimit të tyre.

Përgjegjësi i Sektorit raporton pranë Kryetarit informacionin mbi baza mujore te të ardhurave të realizuara për çdo taksë dhe tarifë vendore.

  • Përgjegjësi i Sektorit cdo muaj miraton akt-rakordimet e paraqitura nga sektori i – – – Regjistrimit sipas informacionit te dhene nga të gjitha strukturat e Bashkisë apo subjektet e tjera që luajnë rolin e agjentit tatimor për taksat dhe tarifat vendore, sipas ligjit apo vendimeve të Këshillit Bashkiak.

Ka te drejte te therrase ne pune punonjesit ne varesi te tij edhe jashte kohes normale te punes kundrejt kompensimit me pushim ne ditet pasardhese ose kundrejt shperblimit

  • Kontrollon mënyrën e llogaritjes se detyrimeve perkatese për cdo subjekt tregetar në

Regjistrin Vendor

  • Kujdeset per mënyrën e mbajtjes së dokumentacionit në lidhje me çdo subjekt që shlyen detyrimet, duke kontrolluar plotësimin e dosjes për çdo subjekt me dokumentacion të rregullt konform Vendimeve të Këshillit Bashkiak dhe akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
  • Është përgjegjës për mënyrën e llogaritjes së detyrimeve për taksat dhe mban përgjegjësi në rast se konstatohen gabime apo shkelje.
  • Raporton mbi numrin e subjekteve debitore dhe përgatit akt detyrimet përkatëse të cilat ja përcjell punonjesve te terrenit në baza javore.

Jep informacion ditore prane Drejtorit lidhur me pagesat e detyrimeve nga subjektet dhe numrin e debitorëve.

  • Ndjek hartimin e projektbuxhetit ne teresine e elementeve te tij.

Kontrollon me saktësi të gjitha arkëtimet qe rrjedhin nga taksat dhe nga tarifat te cilat erdhen nga subjektet.

  • Ne rastet kur nevoitet kryen dhe verifikime ne teren. Zbaton detyra te tjera te ngarkuara nga eprori .
  • Eshte pergjegjes per llogaritjen me korrektesi te detyrimeve vendore dhe pergatitjen e njoftimeve te akt- detyrimeve per subjektet tregtare.
  • Merr ne dorezim tek sportelet e informacionit dokumentacionin e subjekteve qe paraqiten per regjitrim dhe riregjistrim te aktivitetit.
  • Eshtë përgjegjës për mënyrën e llogaritjes së detyrimeve për taksat dhe tarifat dhe mban pergjegjesi ne rast se konstatohen gabime apo shkelje.
  • Eshte pergjegjes per printimin e akt detyrimeve per te gjitha subjektet duke i printuar ato ne tre kopje nga te cilat dy i jepen per ndjekje sektorit te Kontollit.
  • Eshte pergjegjes per printimin e akt detyrimeve te subjekteve debitor te cilat i kalojne per ndjekje sektorit te manaxhimit te borxheve.

Eshte pergjegjes per regjistrimin e subjekteve konform ligjit ,si dhe te regjistrimit te pagesave konform mandat arketimeve te bankes.

  • Jep informacionin baze në përgatitjen e parashikimeve mbi të ardhurat vjetore nga taksat vendore.
  • Mban dokumentacion te rregullt në lidhje me çdo subjekt që shlyen detyrimet.
  • Pergatit informacionin ditor per Sektorin e Kontrollit te Taksave për të gjitha subjektet e reja dhe per ato qe kane pesuar ndryshime.
  • Harton evidence te rregullt per numrin e subjekteve qe kryejne pagesat ,per debitoret si dhe per nivelin e te ardhurave te realizuara sipas zerave perkates.
  • Ne rastet kur nevoitet kryen verifikime ne terren.
  • Respekton etiken ne pune dhe ne mardhenie me subjektet taksapaguese.
  • Zbaton detyrat që i ngarkohen nga Drejtori dhe Shefi i Sektorit.
  • Organizon punen me ndermarrjen e ujesjellesit ne rolin e agjentit tatimor.
  • Pergatit burimin e informacionit qe do te jete baza per dhe ne bashkepunim me sektoin e informatizimit dhe teknologjise se sherbimit e sheperndan ne qendrat administrative.

Formaton ngarkesen fiskale per cdo familje per vitin dhe printon njoftim-detyrimin.

  • Ben dorezimin ne poste te njoftim –detyrimeve duke perpiluar akt-rakordimet per numrin e njoftimeve te dorezuara.
  • Ben rakordimin per njoftimet e shprendara familjeve dhe percakton detyrimin qe i lind-Bashkise per kete proces duke u bazuar ne aktmarreveshjen mes paleve.

Sektori i Z1N

Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit është përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit aktual informatik dhe telekomunikacionit dhe përmirësimin e tij, të kompjuterëve, serverëve dhe printerëve, të programeve që ekzistojnë  në bashki, implementim të programeve të reja, ngritjen e shërbimeve të reja ose përmirësimin e ekzistueseve, si dhe hartimin dhe implementimin e një Politike Sigurie për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e sistemit informatik të bashkisë, duke përfshirë pajisjet kompjuterike dhe programet e ndryshme që përdoren nga bashkia. Veçanërisht, drejtoria është përgjegjëse për përgatitjen dhe përditësimin e planeve të veprimit dhe reagimit për të mbrojtur informacionin e administruar në sistemin informatik të bashkisë nga përdorues te paautorizuar apo përdorues të autorizuar që keqpërdorin sistemin e të dhënat e tij.

Përshkrimet e Funksionit,Detyrat dhe përgjegjësitë e Përgjegjësit të Sektorit

  • Planifikon dhe aprovon sesione trajnimi për të gjithë punonjësit për fushat e tyre si dhe për mënyrën e përdorimit të sistemit informatik të bashkisë;
  • Organizon punën dhe merr masa konkrete për miradministrimin, ruajtjen dhe shfrytëzimin optimal të njësive teknike si për garantimin e normalitetit të veprimtarisë së strukturave organizative të bashkisë;
  • Monitoron dhe garanton funksionimin optimal të sistemit informatik në qendër, njësi administrative dhe agjenci, si dhe planifikon dhe merr masa paraprake për të garantuar mënjanimin e menjëhershëm të defekteve në sistem;
  • Planifikon dhe merr masat e duhura për të garantuar komunikimin dhe shkëmbimin e informacionit të shpejtë dhe të sigurt ndërmjet strukturave të ndryshme të bashkisë;
  • Në zbatim të dispozitave ligjore, harton projekt-urdhra, rregullore, udhëzime ose propozon për shqyrtim projektet përkatëse për ndryshimin apo përmirësimin e akteve ekzistuese, në funksion të pajtueshmërisë ligjore të veprimtarisë së përditshme administrative;
  • Ndjek në vijueshmëri procedurat dhe problemet e bashkisë, duke bërë propozimet përkatëse pranë Sekretarit të Përgjithshëm/Kryetarit të Bashkisë, në lidhje me një zbatim sa më rigoroz e të saktë të ligjit dhe akteve nënligjore që kanë lidhje me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit;
  • Bashkëpunon me njësitë e tjera organizative për të gjitha politikat e teknologjisë informative të bashkisë për mirëmbajtjen e rrjetit aktual (informatik dhe të telekomunikacionit) dhe përmirësimin e tij, të kompjuterëve, serverëve dhe printerëve, implementim të programeve të reja, ngritjen e shërbimeve të reja ose përmirësimi i ekzistueseve;
  • Kujdeset për krijimin e planeve të veprimit dhe reagimit për të mbrojtur informacionin e administruar në sistemin informatik të bashkisë nga përdorues te paautorizuar apo përdorues të autorizuar që keqpërdorin sistemin e të dhënat e tij, nëpërmjet një skeme të centralizuar për aksesin në sistem, regjistrimin e të dhënave, ndryshimin e tyre në përputhje me aktet e bashkisë;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen dhe përditësimin e informacionit në faqen ëeb të bashkisë, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera të bashkisë, si dhe detyra te tjera ne linje me funksionet kryesore;
  • Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga eprorët në përputhje me fushën e veprimit të drejtorisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Specialistit në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

  • Monitoron dhe mirëmban rrjetin kompjuterik, telefonik dhe shërbime të ndryshme si internet, e-mail, antivirus, si dhe përmirësimin e tyre;
  • Përgjigjet për mirëmbajtjen dhe funksionimin e programeve kompjuterike që ekzistojnë, zbatimin e programeve të reja, ngritjen e shërbimeve të reja ose përmirësimin e shërbimeve ekzistuese;
  • Analizon nevojat e bashkisë për programe kompjuterike dhe mundësitë teknike për përpunimin dhe administrimin elektronik të të dhënave të Bashkisë;
  • Kryen administrimin e informacioneve në databaset e bashkisë.
  • Kryen procesin e implementimit të programeve tek përdoruesi duke e asistuar atë në procesin e punës dhe duke identifikuar problemet e ndryshme që mund të ekzistojnë;
  • Respekton të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore për dokumentimin, administrimin dhe ruajtjen e dokumenteve të bashkisë.
  • Kryen kërkime mbi standardet më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat mbuluara nga drejtoria;
  • Identifikon partnerët e mundshëm, publikë apo privatë, vendas apo të huaj me qëllim nxitjen e bashkëpunimit në fushat e përgjegjësisë së drejtorisë, në përputhje me objektivat, politikat dhe strategjitë e aprovuara nga bashkia.
  • Realizon të detyrat në përputhje me politikat e bashkisë, me standardet administrative dhe procedurat teknike, si dhe duke mbajtur parasysh praktikat profesionale;
  • Identifikon mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe teknikave të ndjekura në punën e përditshme të drejtorisë
  • Kryen detyrat e ngarkuara nga eprorët në përputhje me aktet ligjore dhe nën ligjore ne fuqi

Sektori i Buxhetit

  • Përgjegjësi i Sektorit të buxhetit është nëpunësi zbatues, sipas përcaktimit të ligjit nr. 10296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, i cili është përgjegjës dhe i raporton nëpunësit autorizues ose Sekretarit të Përgjithshëm. Në këtë funksion, Përgjegjësi I Sektorit të buxhetit është përgjegjës për zbatimin e kërkesave ligjore dhe akteve nën ligjore “Për menaxhimin financiar dhe Kontrollin”.
  • Përgjegjësi i Sektorit të buxhetitsi nëpunësi kryesor zbatues, është përgjegjës për dokumentimin dhe raportimin e urdhrave të kundërshtuar, sipas përcaktimeve të ligjit përkatës.
  • Përgjigjet për zbatimin e funksioneve që mbulon sipas përcaktimeve të mësipërme, kërkesave të ligjit për kontabilitetin, legjislacionit tatimor, si dhe akte të tjera që rregullojnë veprimtarinë e financës dhe kontabilitetit. Veçanërisht është përgjegjës për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare, për përdorimin me efektivitet të burimeve monetare, si dhe për investimin e tyre;
  • Menaxhon dhe garanton dorëzimin/raportimin me cilësi dhe në kohe të: (i) akteve administrative për përmbushjen e objektit të veprimtarisë së drejtorisë; (ii) analizave të treguesve financiare për periudha të caktuara ushtrimore; (iii)  përpunimit dhe trajtimit të dokumenteve zyrtare dhe korrespondencave. Veçanërisht është përgjegjës për përgatitjen e raporteve dhe pasqyrave financiare për autoritetet publike.
  • Organizon punën për mireadministrimin dhe menaxhimin e vlerave materiale e monetare, si dhe për kontrollin e transaksioneve financiare para dhe përgjatë kryerjes së tyre. Nuk lejon dhe mban përgjegjësi për transaksionet që kryhen pa nënshkrimin e personave të autorizuar dhe pa plotësimin e dokumentacionit mbështetës të pagesave.
  • Kontrollon dhe nënshkruan, si firmë e dytë, të gjitha urdhërpagesat që do të bëhen nëpërmjet bankës dhe/ose arkës.
  • Evidenton dhe planifikon pagesat në afatet e parashikuara për të gjitha detyrimet, paguan brenda afateve dhe në adresat përkatëse detyrimet fiskale, si dhe çdo detyrim tjetër që rrjedh nga akte të veçanta ligjore dhe/ose nënligjore.
  • Organizon të gjithë punën për hartimin e buxhetit të përgjithshëm të Bashkisë si dhe projekt-buxhetin për vitin pasardhës te cilin sektori e paraqit ne Këshill Bashkiak.
  • Në zbatim të legjislacionit në fuqi kërkon plotësimin e dokumentacionit të nevojshem për çeljen e likujdimin e fondeve të investimeve të prokuruara dhe ndjek likujdimin e tyre.
  • Shqyrton kërkesat për fonde të drejtorive dhe sektorëve e ndërmarrjeve të varësisë dhe ia paraqet ato Sekretarit te Pergjithshem ose nenpunesit autorizues.
  • Mban korrespondencën e sektorit për problemet e buxhetit
  • Mbikqyr zbatimin e buxhetit , si dhe të fondeve që miratohen në Këshill Bashkiak, kontrollon zbatimin e rregullave për administrimin e fondeve.
  • Mban ne korrent punonjësit e strukturave të Bashkisë për rëndësinë e hartimit të buxhetit dhe pasqyrimin sa më real të nevojave për fonde , mbështeur në prioritetet ekonomike të Bashkisë.
  • Në periudha të caktuara kohore përgatit dhe bën analiza për realizimin e treguesve të buxhetit , merr dhe propozon masa për plotësimin e tij.
  • Informon Përgjegjësin e sektorit të financës dhe Sekretarin e Pergjithshem  ose nenpunesit autorizues periodikisht si dhe në raste të kerkuara prej tij për përmbushjen e detyrave gjatë vitit ushtrimor.

SPECIALIST

  • Bën përpunimin e të dhënave për hartimin e buxhetit të përgjithshëm dhe projekt-buxhetit për vitin pasardhës.
  • Bën rakordime me të gjitha ndërmarrjet e vartësisë për përdorimin e fondeve.
  • Bën rakordimin periodik me Degën e Buxhetit dhe Thesarit për celjen e fondeve dhe realizimin faktik te tyre duke hartuar pasqyrat perkatese te cilat ia raporton eproreve.
  • Harton dokumentacionin per delegim fondesh ndermarrjeve ne vartesi .
  • Pergatit kerkesat per rritje autorizimi buxhetor kundrejt te ardhurave per plotesimin e nevojave sipas percaktimeve ne vendimet e Keshillit Bashkiak.
  • Merret me kryerjen e procedurave te kerkesave per vleresimin e trojeve ne zbatim te VKM nr.169 date 13.03.2003 “Per kriteret dhe procedurat e vleresimit dhe shitjes se trojeve te ndermarrjeve shteterore qe i nenshtrohetn privatizimit ose transformimit te tyre ne shoqeri tregtare”.

Sektori i Finances

Përgjegjësi i sektorit

  • Harton planin mujor të punës pe sektorin dhe ndjek sistematikisht plotësimin e tyre.
  • Mban korrespondencën e sektorit me drejtorin e drejtorise
  • Bën azhornimin kronologjik të veprimeve me Thesarin dhe në fund të çdo muaji bën rakordimin me Degen e Thesarit për situacionin e shpenzimeve.
  • Bën mbylljen e rezultatit ekonomik-financiar të Bashkisë.
  • Ndjek rezultatet financiare të bashkisë, kontrollon dhe menaxhon shpenzimet e bëra nga çdo strukturë, sektor dhe njësi sipas limiteve të përcaktuara. Propozon masat përkatëse administrative e ligjore për rastet e tejkalimit të paarsyeshëm e pa miratim paraprak të shpenzimeve strukturore dhe administrative, si dhe për shpenzime të tjera për rastet kur tejkalimi i tyre nuk harmonizohet dhe nuk justifikohet me tejkalimet përkatëse të të ardhurave.
  • Është përgjegjës për përgatitjen e raporteve financiare mbi baza vjetore dhe periodike, si dhe raporte të brendshme kontabile sipas vendimeve të marra për politikat e kontabilitetit dhe mbi bazë të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit, respektivisht Standardet Ndërkombëtare për Raportimin Financiar dhe të dispozitave të tjera të përcaktuara. Përgatit bilancet periodike dhe vjetore dhe ja paraqet për shqyrtim dhe miratim organeve më të larta bashkisë.
  • Ndjek dhe zbaton parimet dhe politikat e kontabilitetit për të gjithë bashkinë, të cilat përbëhen kryesisht nga: (i) politikat e aktiveve materiale afatgjata, (ii) politikat e kërkesave dhe detyrimeve afatshkurtra dhe afatgjata, (iii) politikat e parave në arkë dhe në bankë, (iv) politikën e kapitalit dhe rezervave, (v) politikën e të ardhurave dhe shpenzimeve.
  • Organizon punën për përcaktimin e treguesve ekonomikë e financiarë sipas strukturave të bashkisë në bashkëpunim me njësitë e tjera organizative.
  • Kujdeset për miradministrimin e aktiveve të bashkisë.
  • Merr pjesë në drejtimin e mjeteve (administrimin e parave) sipas rregullave të likuiditetit.
  • Merr pjesë në vendosjen (regjistrimin) dhe mbajtjen e të dhënave në kontabilitet duke hartuar dhe miratuar tek Kryetari/Sekretari i Përgjithshëm manualin e kontabilitetit dhe listën e llogarive
  • Ndjek zbatimin e ligjshmërisë për problemet financiare.
  • Kontabilizon çdo ditë të gjitha veprimet bankare sipas bankave përkatëse dhe monedhave;
  • Përpilon pasqyrën e shpenzimeve sipas strukturave dhe zërave të shpenzimeve;
  • Mban, administron dhe regjistron të gjithë dokumentacionin e veprimeve me arkën;
  • Kontrollon dhe pranon çdo dokumentacion bankar si: nxjerrja e llogarive dhe dokumentacioni mbështetës për çdo transaksion. Kur dokumentacioni konsiderohet i rregullt bën regjistrimin në programin financiar.
  • Çdo fund muaji rakordon gjendjet e llogarive bankare midis nxjerrjeve të llogarive dhe tepricës në kontabilitet.
  • Mban regjistrin e detyrimeve debitore dhe kreditore të bashkisë të analizuar për çdo njësi organizative dhe për çdo debitor/kreditor. Fillon dhe ndjek të gjitha procedurat ligjore për arkëtimin e detyrimeve debitore.
  • Eshtë përgjegjëse për displinin formale në punë të punonjësve të sektorit të financës

 Specialist Kontabiliteti 

  • Bën regjistrimin kronologjik të hyrjeve e daljeve të magazinës dhe kontabilizimin e tyre.
  • Bën veprimet për inventarin e imët dhe atë ekonomik.
  • Bën rakordim me Policinë Bashiake për gjobat e prera dhe arkëtimin e tyre.
  • Bën prerjen e mandat-pagesave dhe mandat-arkëtimeve.
  • Bën veprimet lidhur me arkëtimet që kryhen në arkën e Bashkisë si dhe derdhjen e tyre në bankë, kryhen dhe veprimet lidhur me pagesat.
  • Bën tërheqjen e pullave të gjendjes civile nga Dega tatim-taksave dhe shpërndarjen e tyre punonjësve të gjendjes civile.
  • Bën regjistrimin kronologjik të veprimeve ditore të arkës si dhe regjistrimin e pagave të punonjësve në librat personal .

Specialist i Pagave

  • Harton listë-pagesën mujore të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimin mbi të ardhurat personale, e cila dërgohet pranë organeve tatimore brenda afatit ligjor.
  • Plotëson librezat e kontributeve të punonjësve me të dhënat për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, sipas kërkesës së
  • Përgatit pasqyrën mujore të  kontabilizimit të pagave, detyrimeve fiskale, sigurimeve shoqërore;

Specialist i Inventarizimit  te Aktiveve dhe Normativave te Konsumit

  • Mban librin e aktiveve afatgjata të bashkisë, kontrollon llogaritjen e amortizimit. Zbaton kërkesat ligjore për lëvizjen, inventarizimin dhe nxjerrjet jashtë përdorimit të aktiveve.
  • Ndjek çdo muaj normativat e konsumit te materialeve dhe ne veçanti te karburanteve dhe nxjerr pergjegjesite perkatese ne raste te tejkalimeve.
  • Kryen çdo detyrë tjetër që i caktohet nga eprorët.

Specialist i Kartelave Arketare

  • Arketon te gjitha detyrimet per kopsht çerdhe konvikt.
  • Arketon detyrimet e qytetareve dhe biznesit per taksat lokale.
  • Terheq pullat e takses nga dega e tatimeve dhe te mbaje kartelat perkatese.
  • Regjistron te gjitha faturat ne librin e arkes.
  1. Terheq dhe te arketon parate nga Banka.
  2. Regjistron kartelat e magazinave dhe te rakordoje me magazinieret sipas hyrje daljeve te mallrave dhe materialeve.

There are no comments yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>