Stafi i Bashkisë Mat sot ka marrë nismën të pastrojmë qytetin. Kësaj nisme i janë bashkuar dhe përfaqësuesit e të gjitha institucioneve shtetërore në nivel vendor, thirrjes së Bashkisë Mat i janë përgjigjur si nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.Të gjithë personat e përfshirë për pastrimin e territorit në Bashkinë Mat ishin të shpërndarë në rrugën nacionale Shkopet – Burrel – Ura e Lusës (kufiri territorial me Bashkinë e Klosit), në rrugët e lagjet e qytetit të Burrelit dhe në të gjitha Njësitë Administrative. Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë Mat, Z. Agron MALAJ ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve Matjanë, se kudo që të jeni, në lagje, në punë, shkolla apo kudo tjetër,angazhohuni për një mjedis të pastër sepse meritojmë edhe ne, fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm një ambient të pastër ,pasi bëhet fjalë për shëndetin tonë. Gjithashtu në fjalën e tij
Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin SHEHU tha se ky aksion do të shtrihet në një interval kohor prej gjashtë muajsh, për të bërë të mundur pastrimin e territorit para fillimit të sezonit të ri turistik. Aksione të tilla masive do të zhvillohen çdo fund-muaji në vazhdim.
#bashkiaqeduam.