Kryetari i Bashkisë Mat, Z.Agron MALAJ priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Urdhërit të Maltës në vendin tonë Stefano PALUMBO dhe Princ LEKA II-të i shoqëruar nga Princeshë Elia ZAHARIA ZOGU.Kryetari Bashkisë Mat Z.Agron MALAJ iu shpjegoj të pranishmëve rreth historisë së Matit, mundësitë e zhvillimit ekonomik të trevës sidomos duke investuar në turizëm. Kryebashkiaku dhe Ambasadori diskutuan rreth bashkëpunimeve që do të ketë midis Bashkisë Mat dhe Ambasadës Malteze për zhvillimin e zejtarisë dhe turizmit .