Shoqëria e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve SH.A MAT, ka bërë ndërhyrje në zonën e Lagjes së Re për të finalizuar rehabilitimin e kanalit të ujrave të zeza dhe për ti dhënë zgjidhje këtij problemit në këtë zonë. Kjo zonë ishte një shqetësim prej vitesh për banorët e Lagjes së Re dhe për familjet që ndodhen aty pranë. Puna po ndiqet nga afër nga vetë drejtori i Shoqërisë Ujësjellësit dhe Kanalizimeve SH.A MAT, Z. Arjan LIKA.