Pas rreth 25 vitesh është rikthyer në funksion kanali vaditës në lagjen Bashkim të fshatit Baz në Njësinë Administrative Baz në Bashkinë e Matit. Kanali i cili dikur shërbente për të vaditur dhjetra hektar tokë, kish humbur gjurmët pasi në dy dekada e gjysmë nuk funksionoi. Ndërkaq, Bashkia e Matit ka nisur punën për rikthimin në funksion të kësaj vepre të rëndëishme vaditëse e cila furnizohet nga rezervuari i madh në qendër të Bazit. Kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani tha se puna do të vazhdojë për hapjen e tij deri në fund, ku shkon me një gjatësi prej 4 kilometra. Në vazhdim do të shihet mundësia e ndërtimit me beton të këtij kanali në mënyrë që i gjithë uji të shkojë tek fermeri më i fundit. Banorët e zonës falenderuan bashkinë e cila bëri të mundur që pas një kohe kaq të gjatë, të rikthente vaditjen tek tokat e tyre.