Bashkia Mat Bën thirrje të gjithë qytetareve Matjan se duke u bazuar ne informacionet meterologjike, pritet se në ditët në vazhdim do kemi një ulje të konsiderushme të temperaturave në vendin tonë, ku pritet të zbresin në -6 gradë. Luhatjet e temperaturave gjatë ditëve në vazhdim do të shoqerohen me ngrica dhe erëra të forta. Në vendin tonë në disa zona malore kanë nisur reshjet e dëborës. I gjithë vendi do përballet me vështirësitë e qarkullimit rrugor, ndërsa drejtuesit e mjeteve rekomandohen të përdorin paisjet dimërore.
Do t’ju keshillojmë që të keni kujdes me levizjet e mjeteve.