NJESITE ADMINISTRATIVE

mat1

Harta e Bashkise Mat

Zona Gjeografike: Mati kufizohet në veri me bashkinë e Mirditës, në perëndim me bashkinë e Kurbinit, në jug-perëndim me bashkinë Krujë, në jug me bashkinë Klos dhe në lindje me Bashkinë Dibër. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Burrelit.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 numëron një popullsi prej 27,260 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 38,615 banorë. Bashkia e re ka në një sipërfaqe prej 493.5 km2. Në bazë të të dhënave të censusit densiteti i popullsisë është 55.23 banorë/ km2 ndërsa në bazë të të thënave të regjistrit civil, densiteti është 78.24 banorë/km2.

Kjo bashki përbëhet nga 8 njësi administrative, të cilat janë: Burrel, Baz, Derjan, Rukaj, Macukull, Komsi, Lis dhe Ulëz. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Mat dhe qarkut të Dibrës. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 46 fshatra.

mat

Ndarja administrative ne varesi qarku

Profili i bashkisë

Bashkia e re shtrihet thuajse në të njëjtin territor me krahinën etnografike të Matit dhe ka terren kodrinor dhe malor. Ajo shtrihet në të dyja krahët e lumit Mat dhe pyjet zënë pjesën më të madhe të territorit të bashkisë së re. Shfrytëzimi i pyjeve për industrinë e drurit është aktualisht i kufizuar, paasi pyjet e vjetra janë dëmtuar rëndë nga prerjet pa kriter dhe një pjesë e madhe e sipërfaqes pyjore është aktualisht në fazë rigjenerimi.

Bashkia e re ka pjesë të saj parkun rajonal natyror Ulëz si dhe dy liqenet artificiale, Ulëza dhe Shkopeti, të ndërtuara për prodhimin e energjisë elektrike.

burrel_from_distance

Qyteti i Burrelit

Relievi dhe klima mesdhetare mjaft e favorshme, e cila karakterizohet nga vera e nxehtë dhe e thatë me shkëlqim të madh të diellit dhe nga dimri relativisht i butë në luginën e Matit krijon kushte mjaft të favorshme për zhvillimin e bujqësisë, frutikulturës dhe blegtorisë, përcakton si burime kryesore gjeneruese ekonomiko-financiare, bujqësinë dhe blegtorinë.

Qyteti i Burrelit u ndërtua i lidhur me industrinë e pasurimit të kromit, e cila është aktualisht në proces për riaktivizim. Gjithsesi kjo industri nuk është në gjendje të kthehet në burim të rëndësishëm punësimi për qytetin, që aktualisht ka rreth 11 mijë banorë.

Zona e Matit ka tërhequr gjatë viteve të fundit një numër të vogël turistësh të aventurës dhe ecjes në mal për shkak të relievit shumë tërheqës malor.