Në Pallatin e Kulturës Burrel sot u zhvilluan dëgjesat publike për hartimin e projekt buxhetiti të vitit 2020, dhe propozimet per hartimin e Paketes Fiskale 2020.
Në këto dëgjesa ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë Mat Z. Agron MALAj, i cili ishte i shoqëruar nga stafi drejtues i Bashkisë Mat, Administratori i Njësisë Administrative Burrel Z. Mexhit SINA, po ashtu të pranishëm ishin dhe Nën prefekti i Matit Z. Hasan PASHA, Këshilltar të Këshillit të Bashkisë Mat, qytetarë të Njësisë Administrative Burrel, përfaqësues të bizneseve të cilët operojnë në sektorë të ndryshëm në territoin e Bashkisë Mat. Kryetari i Bashkisë Mat bëri të ditur se Paketa Fiskale e vitit të ardhshëm është një paketë me disa ndryshime të vogla në pjesën e taksash e tarifash, që nuk rëndon buxhetet familjare të qytetarëve dhe bizneseve. Gjatë zhvillimit të dëgjesës publike u diskutua rreth problemeve të ndryshme, që banorët i hasin në jetën e përditëshme. Bashkia Mat ju garanton se për problemet e paraqitura do të merren masat e nevojshme nëpërmjet drejtorive, sektorëve përkatëse për zgjidhjen e çdo problemi të ngritur në dëgjesat publike të zhvilluara në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Mat. #bashkiaqeduam