Bashkia Mat zhvilloi dëgjesën e dytë publike për Vlerësimin Strategjik Mjedisor, ditën e premte datë 16.06.2017 në ambjentet e pallatit të kulturës Burrel. Tematikat më kryesore kishin të bënin me sistemimin e pyjeve dhe kullotave, trajtimin e lumit Mat, trajtimin e liqenit ne Parkun Rajonal Ulëz, si dhe në përfundim u diskutua dhe ndotja mjedisore e krijuar nga grumbullimet e inerteve jo në një pikë të caktuar etj. Në këtë takim ishin të pranishëm, grupe interesi, qytetarë, specialist të fushave te ndryshme dhe përfaqësues të institucioneve, ku u informuan mbi procesin dhe u bënë pjesë e diskutimeve dhe problematikave në lidhje me draft-materalin e vlerësimit Mjedisor të Planit të Përgjitshëm Rregullues.
Ky material dërgohet në Ministrinë E Mjedisit, brenda 30 ditëve pas marrjes së materialit. Ministria nxjerr përfundimin e Vlersimit mjedisor i cili është në funksion të Planit të Përgjithshëm vendor. Pasi të përfundojnë këto etapa i gjithë materiali i përpiluar gjatë këtyre muajve të cilët janë paraqitur në dëgjesat e vazhdueshme, dërgohet edhe në K.K.RR.T-në kombëtare për miratim dhe në momentin që miratohet vihet në funksion të Bashkisë për të asistuar komunitetin dhe për të bërë më të kontrollueshëm terrenin, kanalizon prioritetet e bashkisë në infrastrukturë dhe asiston qytetarët në mënyrën e ndërtimit në asistimin me leje.