Me datë 31.05.2018 në orën 12:00 në ambientet e sallës së Këshillit Bashkiak Mat,u zhvillua një takim në lidhje me: Indetifikimin e nevojave dhe shërbimeve që tu ofrohen personave me aftësi ndryshe si dhe për zgjedhjen e kryetarit të prindërve.Prindërit e PAK,ngritën problematika të ndryshme dhe nevojat që ato kanë për shërbimet që mund tu ofrohen fëmijëve me Aftësi ndryshe në Njësinë Administrative Burrel.Në takim u zgjodh kryetarja e prindërve Znj.Mimoza Lamaj,e cila do të jetë personi i kontaktit midis Shërbimit Social Dibër dhe Prindërve të personave me aftësi ndryshe të kësaj njësie, ku në të ardhmen ky shërbim do shtrihet në të gjithë PAK në Bashkinë Mat. Në këtë takim të pranishëm ishin përfaqësues nga Shërbimi Social Dibër, Qendra “OAZ”Burrel, “Motrat Doorote” si dhe përfaqësues nga Bashkia Mat, Përgjegjësja e Ndihmës Ekonomike&PAK, Njësia Administrative, Burrel si dhe Specialiste e Shërbimit Social në Bashkine Mat Znj.Doruntina Lala.