KRYETARI

WhatsApp Image 2019-08-05 at 19.56.32Agron Malaj

Kryetari i Bashkisë së Matit.

Lindi në qytetin e Burrelit në vitin 1980. Shkollimin 8-vjeçar dhe të mesëm i kreu në qytetin e lindjes.

Pas përfundimit të shkollës së mesme, ndoqi studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, të cilat i përfundoi në vitin 2003.

Malaj gjithashtu nisi studimet në Akademinë e Sporteve “Vojo Kushi”, duke u diplomuar në vitin 2007 në disiplinën Atletikë. Studime të cilat i thelloi edhe me tej me programin Masterin Shkencor për Fizioterapi.

Në vitin 2010 përfundoi Masterin Shkencor për “Marredhenie Ndërkombëtare” në “Albanian University”.

Ndërsa në vitin 2013 u diplomua si Jurist në Universitetin, “Ilyria”.

Në vitin 2019, përfundoi studimet e Doktoraturës në fushën e Sigurisë në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, nisur në vitin 2011 në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”.

Malaj ka kryer trajnime në fushën e sigurisë, ku veçohet prezantimi i temës mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, Egjipt.

Nga viti 2000 deri në 2007 ka shërbyer në Forcat e Armatosura, përkatësisht në trupat komando dhe në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Nga viti 2007 deri në Tetor 2013 ka shërbyer në Gardën e Republikes së Shqiperisë në detyra të rëndësishme, ku veçohen ruajtja dhe siguria e personaliteteve të larta.

Malaj është autor i librit “Ruajtja dhe Siguria e Personaliteteve”.

Nga viti 2014 e në vazhdim Agron Malaj mbajti detyrën e Drejtorit Rajional të Zonës Veri – Lindore në OSHEE.

Prej Majit të vitit 2015 deri në Nëntor 2016 ka qenë Kryetar i Partisë Socialiste në Bashkinë Mat, ndërsa nga Nentori 2016 e në vazhdim është Koordinator elektoral për Bashkitë Mat dhe Klos.

Agron Malaj është njohës i gjuhës Angleze dhe Italiane.

Malaj zotëron cilësi të shkëlqyera në komunikim, aftësi për realizimin e detyrave në skuadër dhe në kohë. Ai që me datën 02.08.2019 e në vazhdim mban postin e Kryetarit të Bashkisë Mat.
Ai dëshiron të kontribuojë për popullin e tij, duke punuar në detyrën më të lartë të administratorit vendor.

Malaj është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Adresa: Sheshi “AHMET ZOGU” BURREL,
Web: www.bashkiamat.gov.al
Tel/fax: 00355 217 2 2421;
E-mail: [email protected]

[contact-form-7 id=”2260″ title=”Rezervo takim”]