Kryetari i Bashkisë Mat, Z.Nezir RIZVANI me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor uroi të gjithë nxënësit dhe mësuesit për këtë fillim viti.
Më tej kryetari Rizvani ka bërë të ditur se në disa shkolla në Qytetin e burrelit ,mësimi do zhvillohet në dy turne, pasi te ‘’Shkolla 31 Korriku’’ ka nisur puna për një rikonstruksion të plotë të shkolles . Investimet në arsim do të jenë të vazhdueshme edhe në shkollat e tjera të bashkisë Mat, sepse vetëm me standarde të lartë, mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm në arsim, ekonomi ,kulturë etj. Fjalën përshëndetëse e mbajti edhe drejtoresha e Zyrës Arsimore Znj. Arjana RAMI Mat, ku përshëndeti fillimin e vitit të ri shkollor, dhe ju uroi suksese të gjithë nxënësve që nisin sot ditën e parë të shkollës.