Kryetari i Bashkisë Mat priti sot në një takim Ambasadorin e Zvicrës në Vendin tonë, Christoph Graf, Drejtorin e Përgjithshëm të Investimeve për financimet e Jashtme të qeverisë zvicerane, Manuel Sager, Nëndrejtorin për Ballkanin Perëndimor, Andreas Gerrits (Xherits) etj. Si përfaqësuese e Bashkisë Klos ishte kryetarja e Këshillit Bashkiak Zana Elezi. Vizita ishte parashikuar në kuadër të investimeve zviceriane në Bashkinë Mat siç është hartimi i planit të përgjithshëm vendor dhe ngritja e zyrave me një ndalesë.Programi qeverisë zvicerane mbaron në fund të këtij viti, ndërsa po shihet mundësia e mbështetjes monetare në programin e vitit të ardhshëm që do të ketë qeveria zvicerane për vendin tonë.