Këshilli Bashkiak i thirrur për mbledhjen e rradhës, me datë 20. 06. 2019 me rend dite si më poshtë;
Me bojkotin e pajustifukuar, të politizuar të këshilltarëve të Koalicionit të Majtë “vulosi” ndërprerjen e Ndihmës Ekonomike, pagesave të Aftësisë së Kufizuar si dhe kompensimin e Energjisë Elektrike për familjet në nevojë!
Sot, 1748 familje pretenduese për Ndihmë Ekonomike për muajin qershor; 147 familje pretenduese për tu trajtuar nga fondi 6% për muajin maj; 1223 familje pretenduese për të përfituar kompensimin për Energjinë Elektrike për muajin maj; si dhe 1499 pagesa për Aftësi të Kufizuar për kujdes shoqëror dhe paketa higjeno-sanitare mbeten të bllokuara duke tejkualuar çdo afat të përcaktuar me ligj për shkak të bojkotit të politizuar të këshilltarëve të Koalicionit të Majtë!
Ju bëjmë thirrje të gjithë këshilltarëve ti lënë pas ngjyrimet politike dhe të mendojnë për popullin që i ka zgjedhur dhe ka nevojë për ta!