Bashkia Mat me anë të Drejtorisë së Shërbimeve Bashkiake ka nisur punën për rehabilitimin e rrugës në fshatin Bushkash, Njësia Administrative Ulëz. Gjithashtu mjetet e Bashkisë Mat kanë punuar edhe në lagjen Hoti në Batër të Vogël, për zbllokimin e tombinove që ishin bllokuar nga inertet e ndryshme. Ndërsa në fshatin Mallunxë në Njësinë Administrative Lis është punuar për hapjen e kanaleve kulluese dhe vendosjen e disa tombinove.
#bashkiaqeduam