Bashkia Mat nëpërmjet drejtorisë së shërbimeve Bashkiake ka nisur punën për pastrimin e rrugës rurale që lidh fshatrat Frankth dhe Batër e Madhe me njësinë administrative Komsi. Me ndërhyrjen që po bëhet nga ana e Bashkisë për vendosjen e murit mbrojtës në pjesën e rrugës së shembur, shmanget totalisht izolimi i këtyre fshatrave.