Fëmijët e kopshtit 1 dhe 2 në qytetin e Burrelit i janë gëzuar festës së tyre me një aktivitet të përbashkët të zhvilluar në hapësirat e jashtme të këtyre kopshteve,organizim ky i mbështetur nga Bashkia Mat.Mes këngëve dhe valleve, fëmijët e vegjël kaluan disa orë sëbashku, për t’i dhënë atmosferën e duhur ditës ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve.E pranishme ishte zv/Kryetarja e Bashkisë Mat, znj.Anjeza Shema e cila përshëndeti këtë aktivitet.