Në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit, Bashkia Mat nëpërmjet Sektorit të Trashëgimisë dhe Turizmit organizon aktivitetin:
“TURIZMI NË MAT”
Ky aktivitet do të zhvillohet në ambientet e jashtme të shkollës “26 Korriku” Bruç, më datë 27. 09. 2016, ora 10:30 dhe ka si qëllim promovimin e vlerave dhe burimeve turistike që ofron treva e Matit.
Marrin pjesë drejtues të qeverisjes vendore dhe arsimit, mësues, nxënës, mediat, qytetarë matjanë, të rinj e të reja etj.
NË PROGRAM:
- Fjalë përshëndetëse.
- Koncert artistik realizuar nga artistët e vegjël të QKF Mat dhe nxënësit e shkollës “26 Korriku” Bruç.
- Panair me produkte të zonës, gatime tradicionale, punime artizanale, prodhime bujqësore e blegtorale etj.