Bashkimi Evropian pranë qytetarëve matjanë, nëpërmjet Këndit të BE-së ( EU desk). Për informim mbi çështjet e BE-së, programet dhe politikat e saj, tashmë edhe në Bashkinë Mat gjendet Këndi i BE-së. Kordinatorja e BE-së Loranda Abazi për Bashkinë Mat do të jetë në ndihmën tuaj për çdo pyetje rreth BE-së. Ejani dhe na vizitoni pranë Bashkisë tonë dhe në adresën: www.bpe.al