Bashkia ndërhyn në Përroin e Shehut në fshatin Komsi në njësinë administrative Komsi në Bashkinë e Matit, ku Disa familje përmbytshin sa herë kishte reshje shirash. Përroi i Shehut që kalon përmes këtij fshati, dilte nga shtrati duke vërshuar përmes banesave dhe tokave bujqësore. Për t’i paraprirë situatave të ngjashme të viteve të kaluara, Bashkia e Matit ka ndërhyrë me mjetet e saj duke ndërtuar një argjinature mbrojtëse. Administratori i Njësisë Administrative Komsi, Fatmir Kola tha se ndërhyrja ende nuk ka përfunduar, pasi përroi do të pastrohet që në hyrje të tij. Po ashtu, pastrime të kanaleve kulluese pritet të bëhen edhe në zona të tjera të kësaj njësie administrative. Situatë problematike në këtë zonë është krijuar pothuajse çdo vit gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit. Tashmë me ndërhyrjen e bashkisë, pritet që të mos ketë më përmbytje.