Bashkia Mat zhvilloi dëgjesën publike për buxhetin e vitit 2017
Me datë 13.02.2017. në ambjentet e pallatit të kulturës Burrel në orën 14:00. Bashkia Mat ka prezantuar buxhetin e viti 2017. Të pranishëm në këtë prezantim publik ishin drejtues të bashkisë Mat, këshilltarë të Këshillit Bashkiak, drejtues të njësive administrative në Bashkinë e Matit, intelektual dhe grupe interesi. Kryetari i Bashkisë Mat pasi ka prezantuar, buxhetin e vitit 2017, ai premtoj dhe garantoi se do të bëjë ndërhyrje, si në rikonstruksionin e fasadave, në kopshte dhe shkolla, investime të shumta do kemi në Arsim, Kulturë, Sport, në infrastrukturën Rrugore, në kanalet vaditëse etj.. në vazhdim. Kryetari i Bashkisë Mat ka diskutar gjerësisht me pjesëmarrësit në lidhje me prioritetet dhe projektet e ndryshme që do të zbatojë Bashkia Mat gjatë vitit të ardhshëm. Për realizimin e këtij buxheti, paraprakisht janë organizuar takime, në të gjitha njësitë administrative ku është diskutuar hollësisht për buxhetin e vitit 2017.