Drejtoria e Shërbimeve pranë Bashkisë Mat po punon me ritme të shpejta për shtrimin e rrugës së sapo hapur në fshatin Myzë të Njësisë Administrative Lis. Problemi i rrugës ishte një shqetësim i madh për banorët e fshatit Myzë, pasi rreth 50 familje të këtij fshati ishin të izoluara totalisht gjatë periudhës së dimrit sepse rruga e vjetër dëmtohej kur kishte reshje shiu pasi Lumi i Matit dilte nga shtrati. Por falë investimit të bërë nga ana Bashkisë Mat ky problem merr fund. Me këtë ritëm puna do të vazhdojë në të gjitha njësitë Administrative.