Bashkia Mat në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, ka organizuar një sër aktivitetesh për fëmijët e Matit. Me datën 6 nëntor u realizua konkursi mes koreve të shkollave 9-vjeçare të rrethit të Matit. Ky aktivitet i organizuar nga ZVA Mat me shkollat 9-vjeçare duke u mbështetur nga Bashkia Mat, Pallati i Kulturës Burrel, Qendra Kulturore e fëmijëve Mat. Këtë aktivitet e përshëndetën me 3- numra artistik,studio_Kukuruku Burrel.
Në përfundim të aktivitetit u shpërndanë dhe disa çmime nga, Nën prefekti i Matit Z. Hasan PASHA,
Nën kryetari i Bashkisë Mat Z. Myslym ZENELI dhe Përfaqësuesja e ZVA Mat,Znj. Mira HAJDARI.
Çmimet u dhanë sipas kualifikimeve, çmimin e 3-të e fitoi shkolla 9-vjeçare “Mustafa Gjestila” Burrel.
Çmimin e 2-të e fitoi shkolla 9-vjeçare “Rexhep Kërtuka”, Frankth.
Çmimin e 1-rë e fitoi shkolla 9-vjecare “Ilia Qiqi” Burrel. Ndërsa dita e sotme është festuar ndryshe për fëmijët e Matit. Ishte një aktivitiet mjaft argëtues i cili u organizua me Klloun të mirnjohur Gjerman në pallatin e kultures Burrel.
#Cirku_Gjerman_në_Burrel
#bashkiaqeduam