- Bashkia Mat ka nisur punën për rehabilitimin e mbeturinave, ku për një periudhë të shkurtër do kemi një zgjidhje provizore për të eleminuar djegien e mbeturinave në afërsi të aksit nacional Burrel – Qaf Shtamë. Mbeturinat do depozitohen në pikën e miratuar nga këshilli i Rrethit që në ‘’vitin 1997’’ ku sipas këshillit të asaj kohe vetëm ajo pikë i plotësonte kriteret e ligjit në territorin e Bashkisë Mat si vend për depozitimin e mbetjeve. Puna për trajtimin e këtyre mbetjeve do jetë në këtë mënyre,ku pasi të bëhët grumbullimi i mbetjeve si në njësitë administrative dhe në qytetin e Burrelit ata do depozitohen në vendin e caktuar. Vend depozitimi i mbetjeve do jetë i rrethuar me rrjetë dhe mbeturinat do mbulohen me ‘’Dhe ‘’ sa herë të depozitohen. Momentalisht po diskutohet për përcaktimin e vend grumbullimit, nëpërmjet një projekti për të caktuar një vend të përherëshëm .Ajo pikë që do caktohet, duhet të përmbushi të gjitha kriteret ligjore për depozitimin e këtyre mbetjeve. Pasi është menduar që të kenë një pikë të përbashkët, dy Qarqe si për Qarkun e Kukësit dhe për Qarkun e Dibrës.