Bashkia Mat nëpërmjet drejtorisë së shërbimeve Bashkiake ka nisur punën për pastrimin e rrugëve rurale që lidh fshatrat me njësitë administrative si Lis, Dërjan dhe Rukaj. Mjetet e Bashkisë kanë nisur punën e tyre në aksin rrugorë Lis – Vinjollë, dhe në afërsi të Urakës tek ‘’Ura e Kurvajës’’, ku për pasojë të reshjeve të shumta u rrezikua shembja e rrugës që lidh fshatrat me njësinë Administrative Rukaj. Puna ka nisur edhe në segmentin rrugorë Dugagjin – Dërjan, në vazhdim puna pritet të nisë edhe në njësitë e tjera si Komsi, Baz etj.