Bashkia Mat filloi punimet për rikonstruksionin e sheshit “Demokracia” në qytetin e Burrelit. Ajo çfarë është problem është trafiku, pasi qytetarët mund të hasin në vështirësi për të lëvizur me makinë. Bashkia Mat kërkon mirëkuptimin tuaj si qytetarë. Edhe një herë ju bëjmë me dije se Stacioni i autobusëve të Tiranes, Durrësit, Manzës dhe të taksive të liçensuara do të jetë tek Ish Agjensia e Vjetër deri në përfundim të punimeve në sheshin ‘Demokracia”.