Sot me datë 07. 05. 2019 në kuadër të Javës së Evropës, në Bashkinë Mat “ Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Mat” nën kujdesin e Zv/Kryetares Bashkisë Mat znj.Anjeza Shema, zhvilloi një takim me nxënësit e gjimnazit “Pjetër Budi” me Fokus “Bashkia e Të Rinjve”. Qëllimi I këtij takimi ishte bashkëpunimi me të rinjtë matjanë të cilët diskutonin mbi politikat që Bashkia Mat duhet të ndërmarrë për të rinjtë e saj. Problematikat e ndryshme që prekin sot arsimin dhe nxënësit.Ndihma që duhet nga pushteti Qëndror dhe ai Vendor.Gjithashtu të pranishmit u njohën me kërkesat që ata kishin edhe me mundësitë që ofron BE për këta të rinj.Për shanset që procesi i integrimit do të ofrojë për të ardhmen e tyre.
Takimin e organizoi Koordinatorja e BE-së pranë Bashkisë Mat Znj.Lumturie Koka.