Pranë Pallatit të Kulturës është ndërtuar një qendër për të moshuarit. Kryetarja e Bashkisë, Adelina Farrici e kishte ndër prioritetet e saj ndërtimin e një qendre për moshën e tretë. Për realizimin e këtij premtimi Farrici loboi pranë donatorëve të huaj dhe nuk mungoi bujaria e Fondacionit SOROS, Kryqit të Kuq e Korpusit të Paqes. Po ashtu Ndërmarrja e Shërbimeve Bashkiake Burrel, specialistët e Bashkisë dhe Mat Tv kontribuan për ndërtimin e kësaj qendre e cila do t’u vijë në ndihmë të moshuarve. Qendra ndodhet në një mjedis mjaft joshës, në Parkun “Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”. Gjatë ceremonisë së organizuar për inaugurimin e kësaj qendre Kryetarja e Bashkisë Burrel, Adelina Farrici falenderoi kontribuesit e realizimit të këtij projekti dhe garantoi të moshuarit se ajo do t’i ketë në qendër të vëmendjes grupmoshën e tretë. Në këtë qendër të moshuarit do të kenë shërbim me kafe, çaj, shtypin e ditës, televizor, ndihmën e parë, lojëra të ndryshme. Të moshuarit falenderuan Bashkinë e Burrelit për realizmin e premtimit të dhënë dhe deklaruan se do ta mirëmbajnë këtë qender.