Bashkia Mat në bashkëpunim me Muzeun Historik Mat dhe Komitetin e Veteranëve të LANÇ, më datë 5 maj 2018 zhvillojnë veprimtarinë përkujtimore kushtuar Ditës së Dëshmorëve dhe gjithë të rënëve matjanë që luftuan e sakrifikuan jetën gjatë luftërave shekullore për liri e pavarësi dhe atyre që i shërbyen vendit me sakrifica deri në vetëflijim.
Në këtë veprimtari përkujtimore marrin pjesë, drejtues dhe punonjës të Bashkisë Mat,përfaqësues të institucioneve shtetërore, të afërm dhe familjarë të dëshmorëve, veteranë e pasardhës të tyre, ushtarakë, mësues dhe nxënës nga shkollat e qytetit të Burrelit, si dhe banorë të trevës së Matit.
ITINERARI
Ora 09:00, Grumbullim në Sheshin “Ahmet Zogu”.
Ora 09:30, Lëvizja drejt Varrezave të Dëshmorëve.
Ora 10:00, Hapja e ceremonisë. Fjala përshëndetëse e kryetarit Shoqatës së Veteranëve të LANÇ. Vendosja e kurorave pranë memorialit kushtuar dëshmorëve matjanë të Atdheut.
Ora 11:00, Vizita në familjet e dëshmorëve nga përfaqësues të Bashkisë Mat dhe Komitetit të Veteranëve të LANÇ.