Të nderuar qytetarë,
Cdo vit me 22 Shtator, njerëzit nga e gjithë bota bashkohen në rrugë dhe lagje për t’iu përkujtuar njerëzve se nuk duhet të pranojmë të bëhemi shoqëri e dominuar nga makinat.
Bashkia Mat ka kënaqësinë t’iu ftojë që me datë 22 shtator, 2017 t’i bashkoheni fushatës për shënimin e Ditës Botërore pa makina. Ky aktivitet sensibilizues promovon dhe ndërgjegjëson qytetarët të përdorin mjete të tjera alternative të transportit publik,që janë miqësor me mjedisin.
Dëshirojmë që bashkërisht, së paku për një ditë, të lëmë makinat dhe të promovojmë përmirësimin e transportit masiv, ciklizmit dhe ecjes. Në këtë aktivitet simbolik, Bashkia MAT i bën thirrje qytetarëve, institucioneve dhe të gjithë faktorëve të tjerë që kanë ndikim në mjedisin tonë ku jetojmë dhe veprojmë, që të përdorin sa më pak makina dhe në vend të tyre të gjejnë forma alternative të qarkullimit rrugor.
Misioni i kësaj dite ndërgjegjëson dhe rrit përfshirjen aktive të shoqërisë në mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit duke evoluar në ndërmarrje të hapave konkret drejt përparimit të saj.
Ju mirëpresim!
Ku: Sheshi “Ahmet Zogu”, Burrel, Data 22 shtator, 2017, Ora 10:00- 12:00
Ju ftojmë të vini me bicikleta dhe bluza të bardha.
Ke: Sheshi “Ahmet Zogu”, Burrel, Data 22 shtator, 2017, Ora 10:00- 12:00
Ju ftojmë të vini me bicikleta dhe bluza të bardha.
Nëse keni ndonjë pyetje, sygjerime, ide të reja se si mund të organizohet një fushatë ndërgjegjësuese në lidhje me aktivitetin, ju lutem të kontaktoni në adresën tonë të e-mailit [email protected].