15 Maj Dita Ndërkombëtare e Familjes Në kuadër të ditës ndërkombëtare të familjes Bashkia Mat Sektori i Shërbimeve Sociale në bashkëpunim me Zëri 16+ dhe shkollën “Ilia Qiqi” realizuan takimin sensibilizues dhe promovues me nxënësit e klasave të Gjashta. Në takim u prezantua rëndësia, formati,funksionet, problemet dhe nevojat e familjes. Gjithashtu u prezantua dhe fushata për mbledhjen e veshembathjeve, ushqimeve, librave dhe lodrave për fëmijë. #Fuqizo një familje në nevojë, Ju mund të bëheni pjesë e lumturisë së një familjeje në nevojë duke ndihmuar në fuqizimin e saj!